RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Me 28 dhe 29 nëntor, turneu Adem Jashari në Pejë

3 min read

Adem Jashari 2015Turneu më i madh i boksit amator në vend “Adem Jashari”, këtë vit do të mbahet në Pejë. Ka qenë incijativa e dy klubeve pejane, KB. Peja dhe KB. Besa për të sjellë ngjarjen më të madhe në vend, që kësaj radhe të zhvillohet në Pejë. Ka qenë Kuvendi Komunal i Pejës që mori barrën kryesore për shpenzimet dhe mbështetjen e turneut. Ndërsa që Federatës së boksit të Kosovës i mbeti që të përkujdesët për ftesat e shteteve pjesëmarrëse në turne, i cili është i 17-ti me radhë.

Gjysëmfinalet e para do të zhvillohen me 28 nëntor nga ora 16:00, ndërsa finalja do të zhvillohet me 29 nëntor nga ora 16:00. Turneu do të mbahet në palestrën Karagaqi.

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës ka filluar nga e hëna e kësaj javë, ku tetë boksier janë të ftuar nga Selektori Xhevdet Peci që do të janë pjesëmarrës. Ata janë: 60 kg – Dielli Vranoci (KB. Peja), 60 kg -Violent Sylejmani (KB. Drita),  64 kg – Naser Shala (KB. Prizreni), 64 kg – Nikollë Rrasi (KB. Gjakova 137), 69 kg – Arian Gashi (KB. Prishtina), 75 kg – Valdrin Elezaj (KB. Besa), 81 kg – Fisnik Muharremi (KB. Trepça 89`) dhe 91 kg – Armend Xhoxhaj (KB. Prizreni). Këtë grumbullim për Përfaqësuesen e Kosovës e ka mundësuar klubi i boksit Besa.

Edhe pse Kosova Boxing nuk ka marrë asnjë njoftim sa i përket përfaqësuesës sonë se cilët boksier do ta përfaqësojnë Kosovën dhe shteteve pjesëmarrëse, prapë ne si agjencion në shenjë respekti për gjakun e komandantit legjendar Adem Jashari, dhe klubet e Kosovës, pastaj boksierët dhe gjithë lexuesve kemi arritur t`ju sjellim një informatë rreth turneut.

Edhe pse FboxK-së kanë paraqitur pjesëmarrjen e disa shteteve më shumë si Gjermania, Suedia, Turqia, Kosova Boxing ka kuptuar se do të marrin pjesë vetëm shtetet e rajonit dhe turneu sipas parashikimeve do të jetë i njejtë si viteve të kaluara sa i përket cilësisë.  Shtetet pjesëmarrëse do të janë: Shqipëria, Kroacia, Mali i zi, Hungaria, Bullgaria, Maqedonia, Sllovenia dhe Çekia.

Boksi i Kosovës u pranua nga AIBA me drejta të përkohëshme në Bangok, Tajlandë, me 10 Korrik 2012. Dy vite më pas anëtarësimit në këtë organizate me te drejta te kufizuara, në Kongresin e mbajtur në qytetin Jeju të Koresë se Jugut me 14 nëntor 2014, Kosova u pranu me te drejta te plota. Kosova u bë anëtarja e 195-te e AIBA-së. Katër vite më pas FboxK akoma nuk ka arritur të zhvillojë mardhanje diplomatike me asnjë përfaqësuese të madhe. Akoma një kombëtare të madhe në boks nuk ka ardhur në Kosovë të na nderoj, poashtu edhe asnjë kampion evropian, botëror apo olimpik nuk ka marrë pjesë në ndonjë turne në Kosovë.

Turneu Adem Jashari edhe këtë vit mbetët prapa cilësisë së turneve ndërkombëtar të rajonit, si Zllatko Hrbiq (Kroaci), Gongu i Artë (Maqedoni), Memoriali Vllaznia (Shqipëri).

Artan Vërbica
26 nëntor 2015 

 

 

1 thought on “Me 28 dhe 29 nëntor, turneu Adem Jashari në Pejë

  1. Ket vit kosova perfaqesohet me boksier te rinje dhe pa pervoj besoj se edhe boksieret pjesmmarres jan si keta te kosoves mirepo dua te dij se ku eshte boksieri me i mire Liridon Zeqiri i cili nuk po paraqitet me ne perfaqesusen e Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.