Denis Gashi siguron medaljen në Kampionatin Evropian për të rinjë
2 min readKolobrezeg, Poloni, 26 nëntor 2015 – Shqiptari nga Prizreni, Denis Gashi ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme më Kombëtaren e Gjermanisë në kampionatin evropain për të rinjë që po zhvillohet në Kolobrezeg të Polonisë. Ai ka arritur gjysëmfinalen duke siguruar medaljen e bronzt, ndërsa që nesër në gjysëmfinale do të takohet me boksierin nga Azerbejxhani, Elmaddin Ismailov. Gashi në meçin e tij të parë preliminar mposhti kundërshtarin nga Italia, Francesco Iozia me rezultat 3 me 0. Në meçin e të tetës së finales u takua me skotlandezin, Lewis Hay, duke e mposhtur me rezultat 3 me 0. Në çerekfinale Gashi mposhti hungarezin Richard Kovacs me rezultat 3 me 0.
Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë, duke e uruar për suksesin. Nga biseda që e zhvilluam ai shfaqej optimist edhe për gjysëmfinale duke synuar medaljen e artë. “Unë dua të fitoj nesër. Ai është boksier i mirë, por unë jam më i mirë dhe do të triumfoj” tha Gashi për Kosova Boxing.
Gashi është në përkujdesje të dy trajnerëve të shquar gjerman, Akhmed Dzhafarov dhe Michael Stachewicz. Ai ka besim shumë në trajnerët e tij. “Janë dy trajnerët e mi që unë shumë i respektoj. Të dytë përkujdesën shumë për mua dhe te tretë ne nesër besojm në fitore” tha Gashi.
Kosova u paraqitë me dy boksier në këtë evropian, Edmond Zefin në 60 kg dhe Ardit Delijaj në 81, si dhe trajnerin Burhan Xhafa. Zefi boksoi kundër boksierit nga hungaria Richard Kovacs i cili humbi 3 me 0. Ndërsa Delijaj humbi nga romuni Antonio Dinca, 3 me 0. Dy boksierët tanë udhëtuan në Poloni me mjete të tyre duke shpenzuar kosto të lartë për të marrë pjesë. Të tretë paguan për tu paisur me viza, pastaj derivate me makinë deri në Poloni, ushqimin, hotelin, etj. Kostot e hargjimeve të tyre arritën deri 3000 euro. Federata e boksit të Kosovës nuk e pati të arsyshme t`ju ndihmojë aspak, me as të voglin gjësend. Gjithë këtë e mundësuan dy klubet e boksit të Pejës, KB. Peja dhe KB. Besa dhe familjarët e tyre.
Artan Vërbica
26 nëntor 2015