RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Vritet ish-kampioni i botës O`Neil Bell

1 min read

O Neil Bell 2Atlanta, SHBA, 25 nëntor 2015 – Është qëlluar për vdekje ish-kampioni i botës, xhamajkani O`Neil Bell. Lajmin e ka bërë të ditur policia e qytetit Atlanta.

41-vjeçari kishte udhëtuar në mesnatë me tren për te shtëpia e tij, ndërsa nga dalja nga treni dy grabitës e kishin sulmuar për t`ia marrë të hollat dhe gjësendet e vlefshme. Ky ka rezistuar ndërsa njëri nga grabitësit ka nxjerrur armën duke ndezur zjarrë në të.

O`Neil Bell ka qenë kampion unifikues botëror, njëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave në kategorinë kruzer. Ai suksesin më të madh e arriti me 2005 kur mblodhi tre titujt botëror, atë të WBC-së, WBA-së dhe IBF kur mposhti franqezin Jean Mormeck.

Suksesin e tij në kategorinë kruzer e kishte arritur para tij, vetëm legjenda Evander Holyfield.

O`Neil Bell përfundoi karrierën me 2011 me rekord prej 27 fitoreve (25 KO), 4 humbjeve dhe një barazimi.

Kosovaboxing.org
25 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.