RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Më 24 maj në Prishtinë mbahet Mbrëmja e Boksit Profesionist “Gani Muhaxheri”

1 min read

Yjet e boksit shqiptarë zbresin në kryeqendër

Boks PrishtinePrishtinë, 7 Maj 2013 – Më 24 maj në kryeqendrën tonë Prishtinë do të zbresin yjet e boksit profesionist shqiptar si Disarjot Gashi, Besar Nimani, Armand Cullhaj, Bujar Sejdiu dhe Erzen Rrustemi.

Kjo mbrëmje e boksit do të organizohet për nder të ish-boksierit të ndjerë “Gani Muhaxheri”.
Këtë ngjarje të rëndësishme në vendin tonë, nga së afërmi do ta përcjellin kryetari i Federatës Evropiane të boksit (EBU), Bob F. Logist, komisari zyrtar Peter Stucki,  anëtari i këshillit Willbald Palatin, etj. Përveç personave zyrtarë të EBU-së, në këtë ngjarje do të marrin pjesë, Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi, kampioni aktual evropian në versionin WBO, Nuri Seferi dhe Haxhi Krasniqi, i cili së fundi luftoi për titull të botës.

Organizimi do të mbikëqyret nga FboxprofK – Federata e Boksit Profesionist të Kosovës. Vitin e kaluar kjo ngjarje ka pasur boks amator dhe boks profesionistë, ku në boks profesionist u paraqitën Shpëtim Shala, Besar Nimani dhe Ilir Canolli. Këtë vit ngjarja do të jetë edhe më madhështore.

Mbrëmja do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë.  

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.