Gjergjaj kundër argjentinasit Dario Dominguez këtë të shtunë
1 min readBoksieri ynë Arnold Gjergjaj këtë të shtunë do të zhvillon duelin e tij të radhës kundër argjentinasit Nelson Dario Dominguez në Bazel të Zvicrës, Gjergjaj 21-0 (15 KO) do të synon fitoren e tij të 22-të në karrierë. Kundërshtari i tij, Dominguez deri më tani ka zhvilluar 17 meçe profesioniste, me bilanc prej 14 fitore (7 KO), dy humbje dhe një barazim.
Gjergjaj është duke zhvilluar karrierën e tij me hapa të sigurtë, ku në një të ardhme të afërt do të synoj ndonjë titull të vlefshëm botëror. Aktualisht ai renditet i 19-ti në versionin EBU – “European Boxing Union” apo Federata e Boksit të Evropës, ndërsa nga boxrec.com, Gjergjaj radhitet 71-ti në botë.
Së fundmi Gjergjaj është përgatitur në sparring me dy boksierët që u përballën në fundjavën që lamë pas, kampionin botëror Wladimir Klitschko dhe sfiduesin Francesco Pianeta, të cilin Klitschko e fitoi me ndërprerje në raund të gjashtë.
Dueli Gjergjaj dhe Dominguez do të zhvillohet në Grand Hotel Casino në Bazel.
Kosovaboxing.org
8 Maj 2013