RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Mbyllet K.B. Prizreni !

1 min read

Njëri ndër klubet më të vjetra në Kosovë, K.B. Prizreni është mbyllur. Klubi i cili ka dhënë këto vite mjaft boksier cilësor, si Mahmut Gorda, Edi Kabashi, Kreshnik Kokollari, është mbetur pa financim dhe pa përkrahje të kërkujt, dhe është detyruar të mbyllet.

Klubi i Prizrenit i përzgjedhur si më i miri për vitin 2009 nga Federata e Boksit e Kosovës, largohet nga garat. Poashtu trainer i vitit për 2009 ishte zgjedhur Bashkim Kabashi për vitin e kaluar. Ne zhvilluam një bisedë telefonike me trainerin Bashkim Kabashi i cili deklaroi: “Nuk kemi mbështetje nga askush. Kryetari ynë i klubit nuk na ndihmon asgjë. Kemi kërkuar edhe mbështetje nga komuna e Prizrenit dhe nuk na kanë dale në ndihmë. E morrëm një vendim dhe e mbyllëm klubin” deklaroi Bashkim Kabashi. Ndërkohë që klubi nuk është dal me një komunikatë zyrtare, për largim nga garat.

Të gjitha klubet e Kosovës  gjenden në gjendje të vështirë financiare dhe duhet që instucionet shtetërore, ministria e sportit, departamenti i sportit, komunat, por edhe Federata e Boksit të Kosovës të gjejë një politikë e t`ju dalë në ndihmë klubeve. Eksiston rreziku se rrugës së K.B. Prizreni mund të shkoj edhe ndonjë klub tjetër kosovar.

Artan Vërbica
18 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.