RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Steve Bujaj kualifikohet në finale të Golden Gloves

3 min read

Steve Bujaj nga e djathtë

Fituesi i vitit të kaluar “Daily News Golden Gloves” Steve Bujaj është kualifikuar sërish në finale të turneut më të madh në botë. Në Aviator Sports Arena në Brooklyn,  mposhti në gjysmëfinale sfiduesin Clifton Scott me ndërprerje në raund të dytë. Ai siguroi finale për herë të dytë për tre vite sa merr pjesë në këtë turne prestigjioz. Konkurrenca këtë vit në New York në kategorinë e rënd nuk ka qenë edhe aq e vështirë, sikur se vitet e kaluara. Bujaj pa luftë arriti në gjysmëfinale por do të ketë punë më të vështirë në finale. Finalja si çdo vit, tradicionalisht mbahet ne Madison Square Garden, në muajin Prill. Ende nuk është përcaktuar data, mirpo KosovaBoxing.org do t`ju informojë për çdo gjë, për datën edhe për kundërshtarin.

Vitin e kaluar Steve Bujaj ju deshtën gjashtë lufta për të arritur deri në finale. Ai nuk kishte drejt të merr pjesë,  për shtetin e New York-ut,  në “National Golden Gloves” sepse janë disa rregulla që nën moshën 18-vjeçar kampioni quhet “Novice” apo fillestar. Bujaj është në rrugë të mirë të arrin tek suksesi i një boksieri të madh. Ai shpreson që këtë vit të ftohet nga selektori i Shteteve Bashkuara të Amerikës. “Dëshirë ime është që të boksoj për Shqipërinë apo Kosovën, mirpo deri më tani, asnjë person nuk më ka kontaktuar”, deklaroi  djaloshi i lindur në Malësi të Madhe, për KosovaBoxing.org.

“Shpresoj që do të fitoj “Daily News Golden Gloves” sërish, dhe më pastaj do të synoj “National Golden Gloves”, ky është synimi im. Kam informata që po përcillem nga përzgjedhësi i përfaqësueses Amerikane. Më vjen keq, por më duhet të boksoj për Amerikën. Dua të boksoj në lojrat olimpike në Londër me 2012.

Steve Bujaj është 19-vjeçar. Ai u lind në Kelmend të Malësisë së Madhe. Familja e tij u shpërngulen për Amerikë kur Steve ishte dy vjeçar. Inspirimin për tu bërë boksier e mori nga boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi ku e kishte komshi të parë. Deri sa Elviri merrej me boks, ai vazhdimisht e përcillte deri në palestër duke ja mbajtur qantën. Sot pretendon të jetë një boksier i madh. Ai ka për të dhënë shumë për boks. Ai krenohet me vetën që është shqiptar.

KosovaBoxing.org vazhdimisht ka informuar dy përfaqësueset tona, atë të Shqipërisë dhe Kosovës për boksierin tonë perspektiv, mirpo asnjë interesim nga dy shtetet tona nuk janë bërë, ta angazhojnë këtë talent të rallë. Deri sa shteti Amerikan dëshiron këtë talent ta mbaj për veti, Shqipëria dhe Kosova larg sukseve ndërkombëtare. Le të jetë kjo kritikë për boksin shqiptar dhe udhëheqësitë, që po e udhëheqin boksin tonë.

Artan Vërbica
17 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.