RTK

RTKLive
14 Korrik, 2024

K.B. Shkupi nderon turneun e NATO-s

1 min read

Klubi i boksit “Shkupi” do të paraqitet në turnirin ndërkombëtar kushtuar ditës së fillimit të bombardimeve të NATO-së në Kosovë, e që e organizon legjenda e boksit, Aziz Salihu. Në këtë aktivitet të karakterit ndërkombëtar që do të mbahet më 24 mars në Prishtinë, nga Maqedonia do paraqiten: Astrit Muharemi (75-junior), Fatlum Zhuta (75kg) dhe Afet Hajredini (60kg). Trajneri i shkupjanëve tha se në Prishtinë do të shkojnë që të tregojnë boks cilësor. “Do ta ndërrojmë turneun e NATO-s dhe Aziz Salihun me boksierët tanë më të mirë. Ata janë të përgatitur maksimalisht dhe besoj se do të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi Haruni. Nga ana tjetër, Aziz Salihu tha se NATO e meriton një turne të tillë. “NATO, e meriton që t’i organizojmë një turne ndërkombëtar. Përgatitjet po rrjedhin mjaft mirë dhe besoj se deri më 24 mars, gjithçka do të jetë gati për këtë eveniment të madh sportive. Në mënyrë indirekt i kam dërguar ftesë Wesly Clark. Gjatë takimit që kam pasur me zëvendëskryeministrin Kuçi, ai ka premtuar se Clark, do të jetë mysafir special në turneun e 24 marsit. Në këtë spektakël sportiv janë ftuar njerëz të gjitha shtresave. Jam i bindur se do të jetë një ngjarje e madh sportive”, ka përfunduar Salihu.

Avdyl Salihu
20 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.