Koxha fiton titullin e Benelux-it
1 min readPalestra, Lotto Arena, Antwerpen, Belgjikë – Selajdin Koxha 11-5-2 (4 KO) ka fituar titullin vakant të Benelux-it. Koxha ka dominuar gjatë luftës duke treguar pjekuri dhe angazhim maksimal për titull. Kundërshtari nga Luxemburgu, Domingos Nascimento Monteiro 19-16-4 (11 KO) nuk ka arritur të bëjë diç më shumë. Ai deri në tre raundet e para kishte freskinë, mirpo Koxha në raundet katër dhe pesë e dërmoi duke detyruar atë që në raundin e gjashtë të dorëzoj duelin.
Kjo fitore ka qenë e mirëseardhur duke shënuar edhe një sukses në boksin ndërkombëtar. Koxha pritet që sërish të mbroj titullin e Benelux-it, deri sa të arrijë në një pozitë më të lakmueshme për të sfiduar ndojnë titull evropian apo interkontinental.
Artan Vërbica
21 Mars 2010