RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

FboxProfK – Federata e Boksit Profesionist ka mbajtur kuvendin e dytë të rregullt të punës

2 min read

Semitronix, Pejë, 21 Mars 2010 – Në ambientet e restorantit Semitronix, Federata e Boksit Profesionist të Kosovës ka mbajtur kuvendin e rregullt të punës, të dytin me radhë. Në këtë kuvend janë shqyrtuar katër pika të rendi të ditës. Pranimi i dokumentacionit nga EBU. Organizimi i turneut profesionist të boksit në Pejë me datën 28 mars të këtij viti. Pjesëmarrja në turne e boksierit profesionist Xhavit Visoka dhe pika e katërt të ndryshme.

Në pikën e parë kryesia e FboxProfK u njoftua me njoftimin e arritur nga EBU, që kërkesa e FboxProfK-së për pranin do të shqyrtohet dhe do të aprovohet nga kryesia e EBU-së

Në pikë dy kryesi u njoftua rreth organizimi të turneut, me rast u diskutua për që ky turne të jetë i një karakteri të veçantë pasi që është i pari i këtij lloji dhe deri më tani të gjitha gjërat janë duke shkuar sipas plan programit të parapara nga FboxProfK

Në pikë tre u shqyrtua mundësia e pjesëmarrje së boksierit me licencë profesioniste të Sllovakia Xhavit Visoka, ku kryesia ka aprovuar pjesëmarrjen e tijë, për ti dhënë mundësin edhe një boksieri tjetër kosovar të boksi në një nga dy meçet profesioniste të këtij turneu

Kryetari i FboxProfK Bekë Zeka ka kërkuar nga kryesia që ky turne të ketë karakter ndërkombëtar sportivë dhe të gjithë ata pjesëmarrës të organizimi të këtij turneu të sillen në mënyrë sa më korrekte dhe të dhënë kontributin e tyren në këtë sport

Në turneun e boksit profesionist të parin që organizohet në Kosovë nga FboxProfK më 28 mars do të mbahen dy meçe profesioniste, kurse gjashtë në boksin amatorë, në meçet profesioniste do të boksojnë Shpëtim Shala dhe Xhavit Visoka, kurse ne meçet amatore ende nuk janë bërë të ditur emrat e boksierëve

AVDUSH CAKAJ
21 MARS 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.