RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Besim Kabashi dërmon estonezin me “Low-Kick” në raund të dytë

2 min read

Mynih, Gjermani, 20 Mars 2010
Foto: Daniel Bauer

Besim Kabashi ka vazhduar traditën e tij, duke mbrojtur titullin e kampionit botërorë të versionit WKA, – 95 kg. Besim Kabashi ka shfrytëzuar armën e tij të forte, këmbët e tij, duke dërmuar kundërshtarin plotësisht. Fundi i Manzolos erdhi në raund të dytë, ku nuk mundi më ti durojë goditjet e kick-boxierit tonë. Kabashi vazhdimisht sulmonte këmbët e tij, ku edhe përfundoi duelin ashtu siç kishte parashikuar me “Low-Kick”.
“E kemi përgaditur strategjinë për të, sepse e kemi ditur se është shumë i fortë në pjesën e epërme dhe mjaft i papërshtatshëm, prandaj nga fillimi e sulmova këmbeve, kjo solli sukses” deklaroi Besim Kabashi për KosovaBoxing.org.

Besim Kabashi do të pushoj pak ditë, duke vazhduar përsëri me ushtrime. Lufta e tij e radhës do të jetë me 15 Maj, në Karlsruhe të Gjermanisë. Pas këtij dueli, ai ka një ofertë për të boksuar në Australi. Për kundërshtarin e radhës dhe për më shumë nga Besim Kabashi do t`ju informojmë në ditët në vijim ku pritet përcaktimi i kundërshtarit të tij.

Duelin Kabashi vs Manzolo do të keni mundësi ta shiqoni të enjetën nga ora 22:15 në TV sportiv gjerman, DSF. Ndërkohë edhe TV jonë publik RTK shumë shpejt do ta emitoj, ku do t`ju paralajmërojmë.





Të gjitha fotot u realizuan nga Daniel Bauer

Artan Vërbica
21 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.