Zhuta fiton medaljen e bronztë në Beograd
1 min readBoksieri nga Struga, Fatlum Zhuta (75kg) ka fituar medalje të bronztë në turneun ndërkombëtar “Dorëza e Artë” që u zhvillua gjatë fundjavës në Beograd. Zhuta ne ndeshjen finale është mposhtur në mënyrë të padrejtë nga Rusi, Gazalin Gazaliev me rezultat 8:6. “Ishte meqi im ma i mirë që kam zhvilluar gjatë karrierës sime, mirëpo referi sllovak më dëmtoi në shumë. Tani do të koncentrohem për ballafaqimet tjera që më presin”, pohoi Zhuta. Ndryshe, nga Maqedonia kanë marrë pjesë edhe Primislav Dimovski dhe Ilco Janovski, që të dy janë eliminuar që në fillim.
Fatlum Zhuta do të merr pjesë në turneun “NATO thank you” që do të zhvillohet me 24 Mars në Prishtinë, për nder të datës së fillimit të bombardimeve.
Avdyl SALIHU
22 Mars 2010
pershendetje nderuar kusheri nese mundem ta quaj ngase edhe une jam zhuta por nga kacaniku-kosove urime dhe suksese ne jete dhe karriere do jem aty ne turnire te te shoh live se si boxon edhe perse nuk jam edhe fort adhurues i boxit me frymezon tash e tutje mbiemri qe e shoh qe e kemi nje te tille ne luftera ringu