Mbreti rikthehet me fitore
2 min readEmocionet e dhjetëviteshit të fundit, Luan Krasniqi, na ka kthyer sërish në meçin e tij të fundit për bamirësi që e zhvilloi fundjavën e kaluar në Ludwigsburg të Gjermanisë kundër legjendës së tajboksit gjerman, Uwe Huck.
Krasniqi ishte penzionuar në fund të vitit 2011, por humaniteti i tij, dëshira për ti ndihmuar fëmijët nevojtar e bëri që Krasniqi edhe një herë ti veshë dorëzat. Duke ditur ngjarjen dhe rrethanat e humanizmit, por duke dashur edhe një herë që të shohin “IKONËN E BOKSIT” tonë Luan Krasniqin, në një tjetër duel, shumë shqiptar nga mbarë Gjermania dhe Evropa, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria erdhën në një numër të madh që të përkrahin legjendën tonë, Luan Krasniqin.
I gjithë spektakli ishte organizuar për Ikonën tonë të boksit Luan Krasniqin, dhe legjendën e tajboksit gjerman Uwe Huck. Të ardhurat nga Krasniqi iu dedikuan SOS Kinderdorfit në Prishtinë, ndërsa pjesa e Huck-ut iu dhurua shtëpisë së ndërtuar për jetimore e ndërtuar pikërisht nga Huck. Vepra tyre e madhe si sportistë kulmor, por aq më tepër humane bëri që të përgëzohen gjithmonë. Nuk kishte rëndësi fitorja e njerit apo tjetrit, e rëndësishme ishte paraqitja e tyre në një organizim të përbashkët të tyre. Ndonesë Krasniqi kishte respekt për Huck, ai triumfoj por duke mos dashur të turpëroj Huck-un me ndonjë fitore me nakaut apo diçka të ngjajshme, thjesht kënaqi të gjithë të pranishmit duke bërë shfaqjen edhe më madhështore, duke përmbyllur ngjarjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Fitorja e Krasniqit ishte e pakontestueshme ku gjyqëtarët e vlerësuan me vendim unanim në favor të tij, duke u kurorëzua me titullin “Charity World Champion”, por këtu nuk kishte humbës, kishte fitues, dhe Huck ishte fitues.
Respekte për Luan Krasniqin dhe Uwe Huck për gjithë incijativën. Ato i treguan botës së janë njerëzit dhe sportistët më të mëdhenjë në botë.
Përgatiti:
Artan Vërbica
19 nëntor 2013