RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Mbrëmje për legjendën Besim Kabashi në Tetovë

2 min read

Tetovë, 4 dhjetor 2021 – Për nder të 10-vjetorit të ikjes në amshim të legjendës së kikboksit, Besim Kabashi, Klubi i boksit Shkëndija në krye me promoterin dhe trajnerin, Halim Abazi organizuan një turne madhështor, në të cilin u zhvilluan tetë meçe në boks dhe një kikboks.

Për brezin e Besim Kabashit dyluftuan dy kikboksierët perspektiv, Flamur Pestishta dhe Fatmir Gjergji. Duelin e fitoi Pestishta pas tre raundeve te forta dhe sfiduese.

Nga boksi kishte shumë duele dhe në këtë turne u paraqitën disa yje të njohur shqiptar dhe nga Kroacia, Sërbia, Bosnja e Hercegovina, Hungaria, Gjermania, si Alban Bermeta, Emil Markic, Goektug Karakan, Achilles Szabo, Marija Malenica, Sanel Hasanovic, Sumbu Nasasi, etj.

Bermetës iu deshën vetëm 45 sekonda për ta përmbysur serbin, Darko Knezevic. Goditjeve të forta të tij në pleksus nuk i përballoi Knezevic i cili mbeti i strukur në dysheme.

Duel interesant ishte ai ndërmjet kroates Marija Malenica dhe vlonjatës, Esmeralda Nevruzaj. Pas katër raundve sfiduese fituese doli Malenica e cila ishte më e mirë.

Goektug Karakan mposhti Kristi Zekan me vendim unanim. Roxhersi Muslia mposhti poashtu Stefan Markovicin me vendim unanim.

Boksieri perspektiv Sanel Hasanovic mposhti Drazen Janjanin me nokaut teknik në raund të parë. Ndërsa, meçi kryesor ishte ai ndërmjet Emil Markic dhe Achilles Szabo. Markic e dominoi mecin duke e grushtuar fortë në dy raundet e para, gjë që Achilles nuk ishte i denjë të vazhdon në të tretin.

Organizimi mbyllet me shumë kompetencë dhe me një vlerë tjetër drejt ngritjes së boksit në Maqedoni dhe në regjion.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.