Kaba rikthehet fuqishëm, fiton titullin e Italisë
1 min readNë fundjavën që e lamë pas, boksieri ynë Arblin Kaba (13-2-1, 2 KO) është rikthyer fuqishëm duke fituar titullin e Italistë në kategorinë super të lehtë, për herë të dytë. Kaba mposhti italianin, Daniele Zagatti (9-2-1, 0 KO) me vendim unanim pas dhjetë raundeve.
Kaba fiton për herë të dytë titullin e Italisë. Për herë të parë e kishte fituar me 2019.
Kjo fitore vjen në një moment mjaft të mirë pasi Kaba në tre duelet e fundit, dy i kishte humbur dhe njërin e kishte barazuar. Fitorja e fundit i jepë shpresë boksierit tonë të synoj më lartë.
www.kosovaboxing.org / 1 dhjetor 2021