Vukshinaj nokauton Cardosin – fiton titulli WBC Francophone
1 min readBasel, Zvicrë, 4 dhjetor 2021 – Faton Vukshinaj (13-0-2, 8 KO) vazhdon me shkëlqimin e tij. Ai së fundi ka shënuar një fitore tjeter të vlefshme, duke fituar titullin WBC-Francophone në kategorinë e mesme. Ai mposhti romunin Florin Cardos (21-3-0, 9 KO) me nokaut në raund të dytë.
Me këtë fitore Vukshinaj fiton titullin e parë në karrierë. Ai po vazhdon të marshoj drejt ngritjes dhe me këtë fitore ai po i afrohet kreut botëror duke iu dëshmuar sfiduesve botëror se është i gatshëm të takohet me secilin prej tyre, përfshirë kampionët botëror, si Jermall Charlo në WBC, Gennady Golvkin në IBF, Erislanda Lara në WBA dhe Demtriues Andrade në WBO. Pra, Vukshinaj të gjithë këta kampion mund ti sfidoj dhe do të jetë afër përballjes me ta.
www.kosovaboxing.org