RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Mayweather i fortë edhe për Guerreron

1 min read

floyd mayweatherMGM Grand Garden Arena, Las Vegas, SHBA, 4 Maj 2013 – Floyd Mayweather ka treguar edhe një herë cilësitë e një boksieri të madh. Ndonëse para vetes kishte një boksier të madh si Robert Guerrero, ai këtë sfidë e kaloi pa problem. Vetëm dy raundet e para i kishte humbur Mayweather, ndërsa më pas kishte dominuar në çdo raund. Në fund ishte Mayweather i cili u shpall fitues nga tre gjyqëtarët të cilët të tre e vlerësuan me 117-111.

Kjo ishte përballja e 44-të në karrierë për Mayweather, i cili deri më tani njeh vetëm fitoret për 17-vite karrierë. Ndërsa Guerrero pësoi humbjen e dytë në karrierë, karshi 31 fitoreve dhe një barazimi.

Mayweather ka fituar titullin e kampionit botëror në pesë kategori të ndryshme: Super-pendël, lehtë, gjysmë velter, velter dhe gjysmë të mesme.

Guerrero ka fituar titullin e kampionit botëror në katër kategori: pendël, super pendël, lehtë dhe velter.

Kosovaboxing.org
5 Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.