Shala fiton titullin WBF Internacional
1 min readMultiversum, Schwechat, Austri, 4 Maj 2013 – Shpetim Shala ka triumfuar ndaj çekut Tomas Adamek për titullin WBF Internacional. Dy gjyqëtarët Gerhard Sigl 115-113, dhe Erich Straub 117-113 e kishin vlerësuar fitoren e Shalës, ndërsa njëri gjyqëtar Jozef Temmi me barazim, 114-114. Kjo ka qenë e mjaftueshme që Shala të dal fitues dhe të fitoj një titull të vlefshëm.
Për Shalën kjo është fitorja e 16 në karrierë (6 KO), në poaq ndeshje. Ndërsa Adamek pësoi humbjen e tetë në karrierë, karshi 19 fitoreve.
Triumfi i Shalës ndaj Adamek ka sjellë atë në pozitën e 115-të në ranglistën e boxrec.com në kategorinë gjysmë të rënd.
Kosovaboxing.org
5 Maj 2013