RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Agron Smakiçi emri i ri që po e trondit kategorinë kruzer

1 min read

agron smaikqiBokseri ynë Agron Smakiçi me origjinë nga Drenica, por që jeton prej vegjëlisë në Kroaci, është duke bërë bujë në fillim të karrierës në boksin profesionist. 22-vjeçari i talentuar në boksin amator në Kroaci ishte nën hijen e shumë yjeve kroate në boksin amator por edhe atij profesionist, si Mario Preskar, Dino Mansur, Filip Hrgoviq që ishin me vite duke mbajtur kategorinë e rënd në këtë vend.

Duke parë se Hrgoviç kampion botëror për të rinjë në boks amator dhe i pazavendësueshëm, Smakiçi vendosi të kaloj në profesionizëm. Ai mori ofertë nga boshnjaku nga Novi Pazari, Izet Karasik, një emer i njohur në ish-boksin e Jugosllavisë dhe deri më tani ka zhvilluar gjashtë meçe profesioniste duke i fituar të gjitha. Ai ka rezikuar në duelin e fundit ndaj belgut me shumë eksperiencë Ismail Abdoul 47 fitore (18 KO), 27 humbje,  duke e fituar me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Kjo fitore e renditi atë në vendin e 72-të në botë nga boxrec.com. Ai para përballjes me belgun Abdoul, mposhti edhe disa emra të mëdhenjë si Laszlo Hubert dhe Zoltan Beres.

Kosova Boxing do t`ju sjell më shumë për Smakiçin.

Kosovaboxing.org
6 maj 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.