Matjet zyrtare nga Podujeva
1 min readHotel Besiana, Podujevë, 13 Korrik 2012 – Janë mbajtur matjet zyrtare para dueleve të neserme në boksin profesionist, ku boksierët tanë Tefik Bajrami dhe Naim Terbunja do të zhvillojnë meçet e radhës. I pari në peshore erdhi boksieri kroat Marijan Markovic i cili doli të jetë 77.1 kg, i cili ishte mbi limitin e tij. Pas tij erdhi boksieri ynë Naim Terbunja i cili peshonte 75.9 kg. Pra Terbunja ishte me i lehtë për 1.2 kg. Kroati tjetër Toni Visic i cili do të përballet me Tefik Bajramin doli të jetë 93.2 kg, deri sa Tefik Bajrami kishte 94.8 kg. Ky meç do të zhvillohet në kategorinë e rënd.
Në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa duele amatore ku do të zgjon interesim dueli ndërmejt reprezentuesit të Kosovës Arian Gashi dhe reprezentuesit të Shqipërisë Alban Beqiri.
Vëllezërit Bajrami kanë bërë të mundshëm që gjithçka të organizojnë sipas standarteve për ti kënaqur publikun llapijan e cila për herë të parë do të shohin nga afër një meç profesionist. Mbrëmja e boksit do të fillon nga ora 20:00, ndërsa do të ipet ritransmetim në televizionin publik të Kosovës RTK nga ora 23:15.
Artan Vërbica
13 Korrik 2012