RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Bajrami pëson fatkeqësisht, Terbunja triumfon

2 min read

Podujevë, 14 Korrik 2012 – Në një ambient të bukur sonte në Podujevë është mbajtur ngjarja e boksit “Podujeva Boxing Night” e organizuar nga vëllezërit Bajrami. Rreth afër 1000 shikues u kënaqën me atë që panë rreth organizimit por u zhgënjyen me humbjen fatkeqe të idhullit të tyre Tefik Bajrami i cili papritmas humbi duelin në prani të shikuesve vendas. Dueli filloj mirë për Bajramin i cili në dy raundet e para nuk u ngut dhe shumë mirë iu shmang luftës, ndonëse dy raundet e para ishin të barabarta. Në raundin e tretë Tefiku ngriti nivelin dhe energjinë duke boksuar mjaft mirë ku ky raund i takoi pastërt. Në raundin e katërt sërish Tefiku kishte incijativën, por si duket goditja me kokë nga ana e Toni Visic i dekoncetroi dhe e nërvozoi, ku pas disa goditje që i dha Visicit iu vërsul duke dashur me përfunduar këtë përballje dhe pas shkëmbimit të grushteve nga te dy boksierët, pëson një goditje me kroshe të djathtë ku goditja gjen cakun nofullën te boksieri ynë duke përfunduar këtë meç. Por llapijanët që ishin të zhurshëm dhe kulturën e tyre e treguan edhe kur pësoi Tefiku, dhe nuk u ndalën duke e brohoritur dhe duartrokitur.

Në parameç u paraqit edhe boksieri perspektiv Naim Terbunja i cili shënoi fitoren e dytë në boksin profesionist. Terbunja kishte një boksier me përvojë Marijan Markovic të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve. Terbunja dhuroi spektakël duke demonstruar boks cilësor, por edhe Markoviç kishte çastet e tij, por Terbunja ishte bindshëm më i mirë. Në fund gjyqëtarët duelin e vlerësuan me rezultat 40-38, 40-37 dhe 40-38. Pas kësaj përballje Naim Terbunja do të boksoj me 18 Gusht dhe me 1 Shtator në Suedi.

Në këtë mbrëmje të boksit u zhvilluan edhe dy meçe amatore ku Ilir Halimi nga klubi i boksit Gollaku mposhti boksierin Zeqir Kurtishi nga klubi i boksit Kastrioti. Poashtu Arian Gashi nga klubi i boksit Prishtina mposhti boksierin nga klubi i boksit Tirana Alban Beqiri.

Foto: Shpend Ahmeti

Përgatiti: Gent Haziri
14 Korrik 2012

5 thoughts on “Bajrami pëson fatkeqësisht, Terbunja triumfon

  1. un nuk jam analist i boksit por gabimi me i madh i tefikut ishte qe godet drejt kurese sa e di une ne boks profesionist goditjet jan gjysem harku ashtu si veproj kroati dhe jan me fatale sepse ngre peshen e dores ku goditjet jan fatale kurse si ka godit tefiku nuk ka goditje te renda sepse kur godet drejt nuk ngre pesh te fuqis, per mendimin tim kjo isht nje pik shum e dobet e tefikut por me gjith at e pergezoj per luft dhe i uroj qe te ket sukses herave tjera dhe mos ti perserit gabimet qe i pat mbrem.me rrespekt besniku gjilan.

  2. Une e kam pare Boksin qe osht zhilluar ne Podujeve dhe them te drejten nje Organizim i bukur qe nuk dallon shum nga organizimet ne boten e Jashtem,Te them te Drejten nga Kauliteti i Boksit qe osht zhvilluar ne ate Nate len per te deshiruar si nga cilsia e Boksit por edhe nga performanca e Bokserve tan!!!

  3. Tefiku si duket ka pas presion qe te mos deshtoj para publikut dhe ajo i kushtoj me pakujdesi dhe nokdaund, une e kshilloj ta braktis boxin. Sot nuk mjafton vetem me pas zemer por duhet edhe me shume qka edhe i mungoj Tefikut.

  4. organizimi nuk i pergjan as pak organizimeve Ne shtetete e Evropes Kurfar ajrosje te palestres shum vap, sa i perchet cilsisi se boksit shum dobet,per veq duelit te terbunjes qe jan rahur si gladiator.

  5. kisha pas deshir nese kish qen e mundur me pa krejt ndeshjen a msygjeroni ku muj me gjet krej meqin e tefik bajrait meqin e kesaj nate ne podujev

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.