RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Matjet zyrtare nga New York: Muriqi 79.4 kg, Monoghan 79.2

2 min read

Nga Barclays Center, Brooklyn, New York, 13 june 2014 –

Nga vendi i ngjarjes :Artan Vërbica

IMG_1880Janë zhvilluar matjet zyrtare në palestrën e njohur në Barclay në Brooklyn të New Yorku-t ku boksieri ynë Elvir Muriqi do të sfidoj titullin e kampionit WBC America.  Gjatë peshimeve Muriqi doli të jetë në limit të peshës gjysëm të rënd ku doli të jetë 79.4 kg, ndërsa kundërshtari i tij Sean Monoghan doli të jetë më i lehtë 79.2 kg.

IMG_1879IMG_1876IMG_1834IMG_1849IMG_1830IMG_1837Pas kësaj ngjarje historike për boksin shqiptar, shumë personalitete që dolën të janë aty besojnë se Muriqi nesër mbrëma do të dal kampion i Amerikës. Ndër personalitet që intervistuam ishin ish-trajneri i Muriqit, Colin Morgan, ish-promoteri Joe DeGuardia dhe komentatori Michael Buffer. Të tre besojnë në suksesin e Muriqit.

“Muriqi ka karakter dhe do të kompenzoj humbjen e fundit që e pësuam bashkë. Kësaj radhe nuk u stërvit nga ana ime për shkaqe të pamundësisë tonë pasi ishim me angazhime tjera. Sikur se ai dhe poashtu unë besojmë në fitore, nesër mbrëma” theksoi Colin Morgan për Kosova Boxing.

Edhe DeGuardia beson në fitoren e ish-boksierit të tij. “I njoh të dytë dhe pres që Muriqi nesër të fitoj. Nuk po jav boj qefin juve por e njoh kualitetin e Muriqit” tha DeGuardia për Kosova Boixng.

Prononcim morëm edhe nga komentatori i njohur botëror Michael Buffer. “Kam pasur rastin ti shohi disa duele të tyre, por jo duke i njohur shumë mirë. Por, nga të tjerët që janë këtu theksojnë se Muriqi është boksieri më i mirë dhe prandaj në bazë të ekspertëve Muriqi ka përvojën dhe kualitetin” tha Buffer për Kosova Boxing.

Në këtë duel Muriqi është duke u përkrahur edhe nga boksieri i njohur i yni Naim Terbunja i cila me muaj të tërë e ka përkrahur Muriqin. “I njoh të dytë dhe kam zhvilluar sparring me të dytë si me Muriqin ashtu me Monghan. Besoj që Elviri në cdo lëmij është më i mirë, por duhet të zhvilloj një mec me kokë dhe intelgjencë për mos mi e jap asnjë mundësi atij të përdor ndonjë luftë të papastër ku e presim këtë, sepse për ndryshe nuk a ndonjë mundësi tjetër” tha Terbunja për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
13 qershor 2014 

1 thought on “Matjet zyrtare nga New York: Muriqi 79.4 kg, Monoghan 79.2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.