Gjergjaj nakauton hungarezin Balogh në raund të dytë
2 min readBurgdorf, Zvicër, 9 qershor 2014 – Arnold “COBRA” Gjergjaj ka shënuar fitoren e 25-të në boksin profesionist në poaq meçe të zhvilluara deri më tani. Ai sot në qytetin Burgdorf nakautoi hungarezin Tibor Ballogh me nakaut teknik në raund të dytë, duke i shkaktuar humbjen e gjashtë në karrierë karshi 14 fitoreve (10 KO).
“Arnoldi ka bërë punën e tij shumë të mirë sot, duke mos i dhënë asnjë
rast Bologhit. Ka qenë e rëndësishme të shënojmë fitore, dhe këtë e arritëm. Jam i gëzuar sepse boksieri im shënoi fitore ndaj një boksieri shumë të mirë i cili në të kaluarën i nxori probleme boksierit shumë të mirë Yaroslav Zavorotnyi” tha Angelo Gallina për Kosova Boxing.
Gallina tregon edhe për të ardhmen e boksierit tonë, i cili në të ardhmen ai tregon se Gjergjaj do të boksoj në 10 deri 12 raunde. “Ne jemi duke shënuar progresë nga meçi në meç. Tani do të kemi disa ditë pushim dhe pastaj do ti përvishemi punës duke
kërkuar nivelin e rritjes së Gjergjaj të shkoj në meçe të mëdha deri në 12-raunde” tha më tutje Gallina.
Me këtë fitore Gjergjaj ka dëshmuar se e ka vendin në mesin e boksierëve më të mirë në botë në kategorinë e rëndë. Ai edhe me 15 mars shkëlqeu me fitoren e tij ndaj argjentinasit Emilio Ezequiel Zarate duke e nakautuar në raund të 7-të.
Koha po vjen për Gjergjaj i cili sigurisht nga fundi i vitit do të sfidon një titull të madhë botëror. Ai para kësaj fitore ishte renditur i 48-ti në botë nga boxrec.com dhe më këtë fitore, ai akoma do të përparoj në renditje.
E falenderojmë trajnerin dhe menaxherin e Gjergjaj, z. Angelo Gallina i cili na solli raportin dhe rrjedhjen e këtij meçit dhe fotografitë poashtu.
Artan Vërbica
9 qershor 2014