RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Monoghan për një nuancë fiton boksierin tonë

3 min read

Muriqi ishte shumë pranë fitores

nga New York: Artan Vërbica

Foto: Kosova Boxing


IMG_2168
Barclays, Brooclyn, New York, 14 qershor 2014
– Elvir Muriqi nuk ka arritur të realizoj ëndrrën e tij për të mposhtur amerikanin me origjinë irlandezin Sean Monoghan dhe të kurorëzohet me titullin e WBC të Amerikës. Pas një lufte të fortë në dhjetë raunde Monoghan mbrojti titullin me meritë edhe pse boksieri ynë ishte shumë afër të bëjë rikthesën.

IMG_2046IMG_2097IMG_2128IMG_2129IMG_2111IMG_2159Meçi filloj me një taktikë mbrojtëse nga Muriqi i cili i lejoi Monoghan të ishte më sulmues deri sa vetvetën Muriqi e qiti në pozicion mbrojtës duke dashur të shfrytëzoj nakautin. Qysh në raund të parë Muriqi me një goditje të saktë ia lëndoi syrin e majtë irlandezit Monoghan, por që më pastaj ishte jo sulmues për të përmbyllur duelin në favor të tij. Raundet e para i fitoi Monoghan, por dueli nga çasti në çast bëhej më interesant. Rikthimi nga ana e Muriqit ndodhi në raundet e fundit kur Muriqi nga raundi i gjashtë ishte ai i cili jemi mësuar ta shohim kur edhe barazpeshoj forcat dhe ngadalë filloi të marrë meçin nën kontroll të plotë. Raundet në vijim vinin dhe bëheshin më interesant, ndërsa në raundin e tetë ishte Muriqi me goditje të forta i cili ia bëri qarjet në dy arkadat e Monoghanit duke e dëmtuar serioizisht. Tani më arena Barclays ishte nën ethe sepse fitorja e Monoghan ishte rezikuar ndërsa Muriqi kërkonte fitoren si kurr më parë. Raundi i nëntë e dëmtoi edhe më shumë Monoghan ku kishte gjakosje të mëdha ndërsa gjyqëtari në ring David Fields kërkoi nga doktori të shikoj syrin e Monoghan, ndërsa ai lejoi që meçi mund të vazhdoj. Dhe raundi i dhjetë ishte edhe më se fituar nga Muriqi i cili gjuajtjet e tij të forta mezi i duroi Monoghan por u mbajt deri në fund, edhe pse ishte mjaft i dëmtuar.

Monoghan fitoi me meritë, por ishte i prerë krejtësisht i prerë në fytyrë nga goditjet e boksierit tonë i cili i mungoi incijativa në fillim për të fituar këtë meç. Gjithsesi Muriqi bëri duelin e tij dhe si çdo herë tregoi karakter dhe u përgëzua dhe u duartrokitë nga gjithë adhuruesit e boksit. Ai mori edhe lavdata të mëdha nga të gjithë pas meçit, ndërsa trajneri i Monoghan i cili njëkohësisht është edhe babai i tij theksoi se boksieri tij mposhti boksierin më të rrëzikshëm në botë dhe nuk do të pret edhe ndaj kampionit të botës në versionin WBA, Jurgen Brahmer të ketë kësi prebleme. “Ishte thjesht sfidë i madh para dueleve të mëdha” tha Monoghan.

Kosova Boxing do t`ju sjell një përmbledhje rreth këtij dueli në magazinën tonë të radhës e cila do të jetë në duart e tuaja në muajt e radhës.

www.kosovaboxing.org

Kosova Boxing Magazine

 

2 thoughts on “Monoghan për një nuancë fiton boksierin tonë

  1. Muriqi eshte “CLASS” bokser ai edhe kurre humbe fiton…Luftare i vertete si Evander Holyfield i fameshem…
    Presim te vazhdone me lufta te tilla shampioni jone Elviri… Serati

  2. Muriqi eshte “CLASS” bokser ai edhe kurre humbe fiton…Luftare i vertete si Evander Holyfield i fameshem…
    Presim te vazhdone me lufta te tilla shampioni jone Elviri… Serati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.