RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Matjet zyrtare nga Bazel: Gjergjaj 113.5 kg, Padyura 112. 1 kg

1 min read
Grand Casino Hotel, Bazel, 30 Nentor 2012 – Arnold Gjergjaj të shtunën në orën 20:00 në Grand Casino Basel do të ndeshet me ukrainasin Maksym Padyura. Gjergjaj dhe Padyura janë gjendur sonte para njëri-tjetrit në Hotelin e Aeroportit të Bazelit. Në matjen zyrtare të mbajtur në ambientet e këtij hoteli, Gjergjaj ka dalë më 113.5 kg, kurse ukrainasi Maksym Padyura doli 112.1 kg. Matja është realizuar në prani të monitoruesve të Federatës Zvicrane të Boksit. Boksieri ynë Arnold Gjergjaj çdo ditë është duke iu afruar kurorës së titullit të kampionit botëror dhe aktualisht ka 18 meçe, 18 fitore (12 KO). Në anën tjetër boksieri ukrainas Maksym Padyura ka rekord prej 15 fitore (12 KO), 6 humbje dhe 1 barazim. Padyura është ndër 10 boksierët më të mirë të Ukrainës, dhe radhitet i 322-ti nga 1106-të boksier në kategorinë e rëndë në ranglistën e boxrec.com.
Artan Muhaxhiri dhe Artan Verbica
30 nentor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.