RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Gjergjaj demolon ukrainasin Padyura me TKO 2

3 min read

Grand Hotel Casino,  Bazel, 1 Dhjetor 2012 – Arnold Gjergjaj njeh vetëm fitoret, ai mbrëmë mposhti ukrainasin me shumë përvojë Maxym Padyura me ndërprerje në raundin e dytë.  Gjergjaj tani me rekord 19-0 (13 KO) në një dominim të plotë arriti të mposht Padyura duke e hedhur në dysheme plotë katër herë deri sa gjyqëtari në ring Joerg Mangoff ndërpreu meçin e pabarabartë duke i shkaktuar humbjen e shtatë ukrainasit. Tashmë rekordi i Padyura është 15 fitore, 7 humbje dhe 1 barazim, deri sa për ukrainasin kjo është humbja e katërt me ndërprerje, ndërsa i kishte rezistuar ish-kampionit botëror Juan Carlos Gomes në tetë raunde dhe pretendentit për titull botëror Kubrat Pulev poashtu në tetë raunde, deri sa Gjergjaj e demoloi për jo më pak se dy raunde.

Dueli filloi mjaft ashpër ku të dy boksierët e filluan meçin furishëm, ku gjysma e parë e raundit të parë ishte me hudhje të grushteve nga te dy boksierët, deri sa intelegjencën, forcën, koncetrimin dhe të tjerat u panë nga boksieri ynë i cili në gjysmën e dytë të raundit të parë u tërhjek duke lexuar dobësit e Padyuras. Dhe këtë arriti mjaft mirë t`a shfrytëzoj Gjergjaj në raundin e dytë ku hyri me plotvetëbesim dhe përgjigje të duhur duke e hedhur në dysheme me një goditje të fortë me të djathtën e tij. Padyura u ngrit por balanci në anën e tij nuk ishte i mirë pas goditjee të mara nga boksieri ynë, ku sërish Gjergjaj nuk e la të këndjellët duke e detyruar sërish gjyqëtarin ti numëroj. Tani më u pa qartë se Padyura do të ketë vështirë por ai insistonte të vazhdonte deri sa Arnoldi i fuqishëm e goditi shumë herë duke e lenë edhe për dy herë në gjunjë deri sa gjyqëtari i dha fund këtij dueli ku Gjergjaj fitoi në mënyrën më të mirë.

“E kam ditur se Gjergjaj është boksier i mirë por t`ju them të drejtën nuk e kam pritur se është i fuqishëm aq. Që kur mora goditjen nga ai me të djathtën e tij, unë nuk kam parë asgjë dhe t`ju them të drejtën shiqimi im ishte krejtësisht i trubullt. Mendova të kaloj këtë krizë por ai ishte insistues dhe më goditi vazhdimisht dhe unë vetëm vonova humbjen time. I uroj sukses këtij djaloshi i cili ka të ardhme të ndritshme” theksoi Padyura pas meçit për Kosova Boxing.

Ndërsa Gjergjaj i gëzuar me këtë fitore gëzoi të gjithë të pranishmit që në shumicë ishin shqipëtar. Krahas agjensionit tonë Kosova Boxing të pranishëm ishin edhe Televizioni publik i Kosovës RTK me gazetarin e mirënjohur Artan Muhaxhiri. Gjergjaj pas fitores iu drejtua masës në gjuhën zvicërane dhe pastaj në gjuhën shqipe. “Përshëndes të gjithë të pranishmit, kjo fitore është edhe e juaja. Ju uroj të gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e shtetit shqiptar dhe lirimin nga Haga e gjeneral Ramush Haradinaj” theksoi Gjergjaj deri sa u duartrokit shumë nga të gjithë të pranishmit.

Festa më pastaj vazhdoi ku të gjithë të gëzuar dhe krenar me fitoren e boksierit tonë festuan në Bazel e cila kjo kremtë vazhdoi deri në mëngjes.

Meritor për këtë triumf dhe suksesin e Arnoldit janë padyshim familja Gjergjaj nga vëllezërit Antoni dhe Kenedi dhe të tjerët. Deri sa për suksesin e tij duhet theksuar edhe menaxherin dhe trajnerin e Arnoldit, Angelo Gallina i cili për këto vite ka dhënë çdo kontribut që Gjergjaj të jetë këtu ku është sot.

Kjo fitore do të ngrisë akoma më lartë në ranglistat botëror. Gjergjaj aktualisht radhitet i 113 në botë nga boxrec.com ndërsa kjo fitore do ta sjell në mesin e 100-të më të mirëve.

Nga Bazeli:
Artan Vërbica dhe Artan Muhaxhiri
2 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.