RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Gjergjaj kundër ukrainasit Padyura këtë të shtunë

2 min read

Boksieri ynë Arold Gjergjaj çdo ditë është duke iu afruar kurorës së titullit të kampionit botëror. 18 meçe, 18 fitore (12 KO) tregojnë qartë se Arnoldi është duke vazhduar dominimin e tij, deri sa deri më tani të gjithë kanë pasur kundër gjigantit tonë.

Gjergjaj këtë të shtunë me 1 Dhjetor në Bazel të Zvicrës do të bokson kundër boksierit ukrainas Maksym Padyura. Ukrainasi ka rekord prej 15 fitore (12 KO), 6 humbje dhe 1 barazim. Padyura është ndër 10 boksierët më të mirë të Ukrainës, dhe radhitet i 322-ti nga 1106-të boksier në kategorinë e rënd në ranglistën e boxrec.com. Humbjet që i ka pësuar Padyura kanë qenë nga boksierët me famë botërore, si Juan Carlos Gomes me pikë në 8 raunde, Kubrat Pulev poashtu me anë të pikëve, Alexander Ustinov TKO 5, dhe ka barazuar me talentin kroat Mario Preskar në një duel në 8 raunde. Pra Padyura meriton respekt, por shpresojmë në fitoren e 19-të për Gjergjaj i cili është rrugës së drejt suksesit.

Dueli Gjergjaj dhe Padyura do të zhvillohet në 8 raunde, në Grand Casino në Bazel.

Artan Vërbica nga Agjensioni Kosova Boxing dhe Artan Muhaxhiri nga Televizioni publik i Kosovës RTK do të janë të pranishëm në këtë mbrëmje të boksit. Këtë e kanë mundusuar menaxheri, Angelo Gallina dhe vëllai Anton Gjergjaj. Ne i falenderojmë për ftesën dhe respektin që kanë treguar për ne.

Nga Bazeli do t`ju japim lajme të drejtpërdrejta si nga konferenca për gazetar, matjet zyrtare dhe meçi. Të gjitha në Kosova Boxing dhe RTK.

Kosovaboxing.org
29 Nëntor 2012

1 thought on “Gjergjaj kundër ukrainasit Padyura këtë të shtunë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.