RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Matjet zyrtare nga Basel: Gjergjaj 108.7 kg, Bekhatov 104.1 kg

1 min read

IMG_9229Basel, 5 qershor 2015 – Sapo janë zhvilluar matjet zyrtare në Basel. Boksieri ynë Arnold Gjergjaj doli të jetë 108.7 kg, ndërsa Denis Bekhatov 104.1 kg. Të dy boksierët respektuan njëri-tjetrin. Gjergjaj dukej në formën e tij më të mirë për këtë duel ku pesha e tij ishte konstante siç jemi mësur ta shohim aty nga 105 deri 110 kg. Kjo tregon se ai ka qenë i përqendruar dhe se është në formën më të mirë të tij.

Gjergjaj kampion aktual i brezit evropian EBU-EE do të mbroj për herë të parë titullin evropian. Ai këtë titull e fitoi në muajin tetor të vitit të kaluar me nakaut në raund të nëntë, ndaj boksierit boshnjak Adnan Rexhoviq. Tani vjen sprova tjetër ku Gjergjaj duhet të dëshmohet.

Aktualisht Gjergjaj renditet i 10-ti në versionin prestigjioz EBU, ku titulli ka mbetur vakant nga kampioni aktual Tyson Fury i cili do të boksoj ndaj kampionit të botës Wladimir Klitschko. Për titullin vakant e EBU-së do të dyluftojnë britaniku David Price dhe turku me nënshtetësi gjermane Erkan Teper. Pas kësaj përballje mund të shohim Gjergjajn të afrohet dhe të sfidoj titullin e kampionit evropian ndaj fituesit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.