RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjergjaj mposhti Bekhatovin me vendim unanim

3 min read

Boksieri ynë mbron titullin EBU-EE për herë të parë. Në parameç triumfoj edhe Disarjot Gashi

nga Artan Vërbica
St, Jakob Halle, Basel – 7 qershor 2015 

IMG_9375 Arnold Gjergjaj ka arritur të mposht rusin e rrëzikshëm Denis Bekhatov me vendim unanim pas 12 raundeve. Në një meç interesant dhe mjaft sfidues, Gjergjaj me shumë mund ia doli të dal triumfues. Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e boksierit tonë, ku franqezi Smaili Alitouche e vlerësoi me 116-111, danezi Soren Saugmann me 115-112 dhe gjermani Juergen Langos me 117-111 në të mirë të Gjergjaj.

IMG_9381Dueli filloi dobët nga Gjergjaj ku ishte i ngathët duke humbur dy raundet e para. U rikthye më mirë në raundin e tretë duke treguar se vetëm kishte lexuar mangësit e tij duke fituar këtë raund. Edhe më i mirë boksoi në raund të katërt duke balancuar përballjen, ku në këtë raund plasoi disa goditje mjaft të fortë dhe një kroshe të fortë që çuditërisht Bekhatov rezistoi. Ky raund tregoi fuqin dhe qëndrueshmërin që ka Bekhatov. Në raundin e pestë u pa një vetkënaqësi nga Gjergjaj ku në një moment lëshoi duart poshtë, ndërsa që Gjergjaj u goditë fortë me një kombinim majt dhe të djathtën nga Bekhatov, ku Gjergjaj u gjet në dysheme. Por, si një boksier me shumë përvojë Gjergjaj u zgjua dhe vazhdoi duke e marrë vetën dhe balancoi meçin. Pushimi ndërmjet këtij raundi i cili ka mundur të jetë fatal i ndihmoi mjaft ku Gjergjaj nga raundi i gjashtë boksoi me menquri të madhe duke mos rrezikuar. Ai kishte kuptuar që ka thyer dorëzen në raundin paraprak dhe vazhdoi duke treguar trimërin e tij. Gjergjaj më tutje fitoi raundet në vazhdim nga i gjashti deri të dhjetin, ndërsa që e humbi të njëmbëdhjetin, ndërsa që raundi i fundit ishte si i barabartë. Mediumi ynë Kosova Boxing vlerësoi fitoren e Gjergjaj me rezultat 115-113.

Arnold Gjergjaj - dora e thymeKosova Boxing e cila është e pranishme në çdo meç të Gjergjaj, mori prononcimin rreth ngjarjes që ndodhi: “Ai ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në disa momente pata ndjenjën se po godisja një guri të madh” tha Gjergjaj për Kosova Boxing.

Në pyetjen tonë se si erdhi nokdovni, Gjergjaj theksoi: “Është një mësim. Pas këtij raundi kam reaguar mirë dhe kam fituar pikët nga raundi në raund” tha Gjergjaj.

Gjergjaj një ditë pas meçit iu nënshtrua operacionit ku kaloi me suksesë. Ai do të duhej të pushon dy muaj për tu rikthyer stërvitjeve. Dueli radhës mund të zhvillohet në muajin tetor apo nëntor.

Për Gjergjaj kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë në poaq neçe. Ndërsa Bekhatov pësoi humbjen e 11-të karshi 39 fitoreve (26 KO).

IMG_9359Në parameç boksoi edhe boksieri tjetër kosovar, Disarjot Gashi. Gashi tregoi një luftë të përkryer ndaj italianit Giuseppe Rauseu me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Ky meç për Gashin ishte pas një pazue të gjatë pas një viti e gjysmë. Ai dy humbjet e fundit i ka pësuar shkaku u lëndimit të krahut. Ai kishte menduar për penzionim, por i IMG_9315IMG_9314rikthye edhe një herë, gjë që ishte i gëzuar tej mase pas lëndimit: “Jam i gëzuar për rikthimin dhe fitoren. Unë fillova me një frikë ku në dy raundet e para mendoja mos po më shfaqet lëndimi, i cili duhet ta pranoj, e kisha një fiksim nga ajo që më ka ndodhur në të kaluarën. Nga raundi i tretë dhe deri në fund bëra boksin tim, dhe jam shumë i gëzuar për këtë fitore” theksoi Gashi për Kosova Boxing.

Me këtë fitore Gashi ka bilanc prej 14 fitore (8 KO) dhe katër humbje në karrierë.

Gashi shpreson që të paraqitet edhe në Pejë me 26 korrik, ku Shpetim Shala do të sfidon titullin vakant të EBU-EE ndaj boshnjakut me nënshtetësi zvicërane, Enes Zeqiroviq.

“Do të marrë vendim shumë shpejtë. Do të pushoj disa ditë në Pejë për të parë se si po shkojnë ecuritë e organizimit. Dëshira ima do të jetë të boksoj para bashkqytetarëve të mij” tha Gashi në fund.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.