RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Denis Bekhatov: Jam ndeshur me boksier edhe më të mirë se Gjergjaj

1 min read

IMG_9168Basel, 5 qershor 2015 – Denis Bekhatov, kundërshtari i radhës së boksierit tonë Arnold Gjergjaj ka arritur sot në Basel të Zvicrës. Dy boksierët nesër mbrëma do të masin forcat në St.Jakob halle, ku do të pritet një duel mjaft i fortë. Optimist për këtë përballje duket Bekhatov i cili thekson që ka ardhur vetëm për fitore. “Kam stërvitur shumë për këtë meç dhe synimi im është vetëm fitorja nesër” thekson Bekhatov për Kosova Boxing.

Ai poashtu thekson se ka analizur mirë Gjergjajn. “Secili boksier ka dobësit e tij dhe Gjergjaj, poashtu ka disa që unë do të mundohem ti shfrytëzoj” tha Bekhatov.

Në pyetjen tonë se a ju frikëson rekordi impresionues i Gjergjaj në 27 meçe të tij, të gjitha fitore dhe për goditjet posedon që ai posedon, Bekhatov thotë:  “Nuk më intereson rekordi i tij, aq më teper se sa godet ai. Unë jam ndeshur edhe me boksier që konsideroj që godet më fuqishëm se Gjergjaj, si psh. gjermani Steffan Kretschman të cilin e mposhta dy herë me nakaut”.

Por, do të jetë ringu nesër që do të dëshmoj se cili do të jetë fituesi, aty ku ska fjalë por mbetët boksi i treguar, ku mendojmë që Gjergjaj me duelet e tij të deritashme ka treguar se është i pjekur të mposht edhe Bekhatovin.

Nga Baseli, Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.