RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Aziz Salihu mungon në delegacionin e KOK-ut

3 min read

Fituesi i vetmi i medaljes Olimpike që ka Kosova në Los Angjelos 1984, Aziz Salihu nuk është përfshirë në listën e 55-të anëtarshe të Delegacionit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Evropiane, BAKU 2015

Artan Vërbica, 4 qershor 2015 

Aziz SalihuI vetmi kosovar fitues i medaljes olimpike, Aziz Salihu është lënë anash sërish nga institucionet më të larta të vendit për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike evropiane, në Baku të Azerbejxhanit. A thua do të pyesin zyrtarët tonë në ndonjë nga takimet që do të kenë nga ndonjë mik i vendit tonë se a keni ju ndonjë fitues të medaljes olimpike, dhe çfarë përgjigje do t`ju ipet? Po, e kemi Aziz Salihun, apo do të heshtin? Dhe sigurisht që pyetja tjetër do të jetë, pse nuk është ai prezent?

Luan krasniqiNë këtë listë 55 anëtarshe ka mundur të përfshihet edhe Luan Krasniqi, fitues i medaljes së bronzt olimpike me 1996 në Atlanta të SHBA-ve. Ani pse Krasniqi ka përfaqësuar Gjermaninë atë botë, një shtet që i dha mundësin, por ai është i Kosovës dhe përfaqësimi i tij dhe dinjiteti diplomatik që ai posedon do të kishte peshë të madhe.

 

 

Besojm që ky artikull do ti bije në sy ndonjërit nga atyre që janë përgjegjës dhe ndoshta do të kujtohen se kanë harruar dikend:

Ja kush janë pjesëmarrësit:

Delegacioni i KOK-ut në Lojërat  e para evropiane “BAKU 2015”

Presidenti & Co: Besim HASANI, me bashkëshorte
Sek. Pergj. & Co: Mehmet BOGUJEVCI
Sek. Pergj. & Co: Fatmir MAKOLLI

VIP
Isa MUSTAFA – Kryeminister i Kosovës
Vlora DUMOSHI – Këshilltare
Kujtim SHALA – Minister për MKRS
Muharrem SAHITI – Këshilltar

Musafirë te KOK-ut
Memli KRASNIQI, Ministër për Bujqesi – Kryetar nderi
Shasivar HAXHIJAJ, Nën-President i KOK
Artan RUGOVA, Nën-President i KOK
Nezir RAMA, Anetar i KOK
Ismail KASUMI, Anetar i KOK
Vjollca KRASNIQI, Anetare e KOK
Megi SHALA, Anetare e KOK
Iber ALAJ, Drejtor i DSK
Aferdita FAZLIJA, Zv.Drejtor i DSK
Sanije KRASNIQI, Anetare e Komisionit “Sporti dhe Femra”

Shefi i Misionit
Arben LILA, Shefi i Misionit
Jeton RUDARI, Press Attache

Gazetarët në shërbim të KOK-ut
Bujar MEHMETI
Gani KOSUMI
Lulzim FANA

Judo
Majlinda KELMENDI – Bartese e Flamurit
Nora GJAKOVA – Garuese – (-57kg)
Akil GJAKOVA – Garues – (-73kg)
Distrie KRASNIQI – Garuese – (-52kg)
Driton KUKA – Trajner
Agron KUKA – Zyrtar

Mundje
Arlind CURRI – Garues – (65kg)
Kastriot SEDOLLI – Garues – (57kg)
Edon SHALA – Garues – (97kg)
Mustafe SYLA – Trajner
Naim MUJA – Zyrtar

Boks
Armend XHOXHAJ – Garues – (81kg)
Naser SHALA – Garues – (64kg)
Shefki BOGUJEVCI – Trajner
Ramadan SELIMI – Zyrtar

Taekwondo
Arbes JAHIRI – Garues – (80kg)
Nuhi GASHI – Trajner

Shenjëtari  
Urata RAMA – Garuese – (10m Air Rifle)
Lumturie RAMA – Garuese – (10m Air Pistol)
Ali PLLANA – Trajner

Shigjetari
Lirije SAHITI – Garuese
Hazir ASLLANI – Garues
Agron MALA – Trajner

Biciklizëm
Qendrim GURI – Garues
Avni NUHA – Trajner

Not
Flaka PRUTHI – Garuese – (50m , 100m)
Melisa ZHDRELLA – Garuese – (50m, 100m)
Laurit MUJA – Garues – (50m, 100m)
Enver HAJREDINI – Trajner

Karate
Alvin KARAQI – Garues – (84kg)
Shqipe ZOGIANI – Trajnere
Fadil ARIFI – Zyrtar

Janë përfshi më shumë se gjysma e personaliteteve pa nevoj që për qefe të dikujt do të udhëtojnë në Baku. 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.