Matjet zyrtare në Vienë: Shala 79.0 kg, Bellais 78.6 kg
1 min readVienë, Austri, 29 prill 2016 – Shpetim Shala dhe kundërshtari i tij Cedric Bellais janë paraqitur sot duke përfunduar matjet zyrtare për meçin e nesërm që do ta kenë të vlefshëm për titullin IBO-Intercontinental në kategorinë gjysëm të rënd.
Shala doli të jetë 79.0 kg, ndërsa Cedric Bellais ishte diç më i lehtë 78.6 kg.
Shala synon titullin e katërt në karrierë. Ai më parë ka fituar titullin Internacional të Austrisë, titullin e kampionit të Austrisë, si dhe titullin WBF Interkontinental. Ndërsa për dy herë sfiduesin e kampionit të Francës dhe fituesin e WBF Interkontinental ky do të mund të jetë titulli i dytë i fituar nga franqezi Bellais.
Shala deri më tani ka zhvilluar 22 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 20 fitoresh (8 KO), 1 humbje dhe 1 barazimi. Ndërsa Bellais deri më tani ka zhvilluar 28 meçe profesioniste me bilanc prej 18 fitoresh (8 KO), 7 humbje dhe 3 barazime.
Kosovaboxing.org
29 prill 2016