RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Zenunaj bokson neser mbrëma kundër meksikanit Naciff Castillos

1 min read

Dardan 8Boksieri ynë Dardan Zenunaj ka kuptuar kundërshtarin që do ta ketë nesër mbrëma. Ai do të përballet me meksikanin Naciff Castillo në qytetin Carson të Kalifornisë. Meçi Zenunaj dhe Castillo do të zhvillohet në tetë raunde.

Castillo ka bilanc prej 17 fitoresh (5 KO), 6 humbjesh dhe 2 barazime në gjithsejt 25 meçe në boksin profesionist. Ndërsa Zenunaj ka bilanc prej 11 fitoresh (9 KO) dhe 1 humbje në gjithsejt 12 meçe në boksin profesionist. Do të jetë meçi i dytë për Zenunaj në SHBA. Ky meç njëherit do të jetë meç i cili do ti hapë të ardhme tjetër boksierit tonë. Ai pëlqehët shumë nga trajneri Roberto Garcia. 

Meçi Zenunaj dhe Castillo do të jetë parameç i duelit të shumë pritur ndërmjet Andre Bertos dhe Viktor Ortizit. Berto do të kërkoj ti revanshohet për humbjen e vitit 2011, ku atë botë pas një drame të vërtetë triumfoj Ortiz. Tre herë në nokdovn u gjet Berto, dhe dy herë Ortiz, në një meç shumë interesant që ishte e vlefshme për titullin e botës në kategorinë velter në versionin WBC.

Kosova Boxing
29 prill 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.