RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Golovkin mposht edhe Wade me KO

1 min read

Golovkin vs. Wade 3Gennady Golovkin është boksieri më i tmerrshëm në planet. Ai mbrëmë në stadiumin “Forum” në Inglewood të Los Angjelosit, ka shkatërruar në raund të dytë amerikanin Dominic Wade, duke mbrojtur titujt e kampionit botëror WBA-Super, IBF, WBC-Interim dhe IBO në kategorinë e mesme.

Për “Triple-G” apo“GGG”, siç njihet ndryshe, ka qenë mbrojtja e 16-të e titullit botëror. Vetëm katër mbrojtje më shumë të titullit botëror në kategorinë e mesme ka legjenda e gjallë, Bernard Hopkins. Gjithsejt 20.

Për Golovkin kjo ishte fitorja e 35-të në karrierë në po aq meçe të zhvilluara, 32 me KO. Ai në muajin e ardhshëm do festoj 10-vite që nga fillimi i karrierës së tij profesioniste. Ndërsa Wade pësoi humbjen e parë në karrierë, karshi 18 fitoreve (12 KO).

Kosovaboxing.org
24 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.