Mati i gatshëm të mposhtë Hunterin e rrëzikshëm
1 min readAurora Verbica
14.01.2023
Reshat Mati (13-0,7 KO) do të tregojë potencialin e tij kundër amerikanit Keith Hunter (15-1,9 KO) me 4 shkurt.
Ky meç do të mbahet në Madison Square Garden në New York. Epiteti i Matit si “Ariu Shqiptar” nuk është i rastësishëm pasi që Mati ka treguar potencial të madh brenda 5 vitesh dhe është aq i përkushtuar dhe i suksesshëm. Mati ka boksuar në tetor të vitit të kaluar, ku mposhti boksierin kolumbian Rodriguez dhe fitoi titullin e kampioni WBC Youth “peshën supër të lehtë”.
Kundërshtari i Matit, amerikani Hunter vjen nga një qytet i njohur i boksit, Las Vegas-it i shtetit të Nevadës, kjo tregon se ai ka background dhe në New York udhëton vetëm për fitore. Vetë rezultati i tij 15 fitore e një humbje tregon se ai se sa boksier cilësor është. Ai fitoret e tij vitin e kaluar ndaj të pamposhturit Demarius Driver që ishte i pamposhtur në 12 duele dhe Silveyra Carillo megjithsej 18 meçe, boksier me përvoj, tregon se sa boksier i mirfilltë është Hunter.
Viti 2022 ishtë kogja i suksesshëm për karrierën e Matit. Gjatë kësaj periudhe kohore, për afro një vit e gjysmë, është pregaditur dhe ka përforcuar vetën për këtë meç të radhës.
Shqiptarët padyshim se me shumë krenari presin edhe këtë fitore të radhës nga Mati.
www.kosovaboxing.org