RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Marcos Maidana përshëndetët nga boksi aktiv

1 min read

Marcos MaidanaNjëri ndër boksierit më të mirë të dhjetë viteve të fundit, Marcos Maidana, ka vendosur të penzionohet nga boksi aktivë. Argjentiansi meçin e fundit e zhvilloi para dy viteve në shtator të 2014 kundër legjendës Floyd Mayweather, duke pësuar me vendim unanim pas 12-raundeve. Me Mayweather dyluftoi dy herë ku në përballjen e parë e futi disa herë në vështirësi Mayweatherin dhe shumë pretenduan se ishte më i mirë, por që fitorja iu dha Mayweatherit. 
Marcos Maiadana vs. Brooner 2
Maidana mposhti disa boksier me namë botërore si ish-kampionin e botës Adrien Brooner. Ai dy herë arriti ta hedh në nokdovn Broonerin që deri atëhere asnjëherë nuk kishte qenë në dysheme. Mposhti edhe dy kampion tjerë botëror si Erik Morales dhe Victor Ortiz, duke u dëshmuar gjithmonë.

marcos_maidana_vs_victor_ortiz

Maidana po largohet nga boksi me një bagazh të madh me bilanc prej 35 fitoresh (31 KO) dhe 5 humbje në karrierën e tij 11-vjeçare.  Ai mbyllë karrierën e tij të sukseshmë duke qenë kampion botëror në dy kategori të ndryshme në super të lehtën dhe në velter. Si një luftëtar çfare ka qenë, ai do të kujtohet gjithmonë.

Artan Vërbica
10 gusht 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.