RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Manny Pacquiao kundër Jessie Vargas me 5 nëntor

2 min read

Manny PacquiaoArtan Vërbica
11 gusht 2016

Manny Pacquiao ka vendosur që sërish ti kthehet boksit. Ai ka caktuar datën e rikthimit e cila do të jetë me 5 nëntor. Pacquiao për kundërshtar do ta ketë WBO kampionin e botës në kategorinë velter Jessie Vargas. Dueli i tyre do të zhvillohet në Thomas & Mack Center, në Las Vegas të SHBA-ve. Por, lokacioni i meçit mundet të zhvendosët në Dubai.

Ky duel do të jetë mjaft interesant pasi Pacquiao u penzionua duke e lënë titullin WBO vakant, ndërsa që Vargas e fitoi në mars të këtij viti duke e nakautuar perspektivën e boksit, Sadam Ali (22-1, 13 KO) në raund të 9-të, duke i shëndruar humbjen e parë në karrierë.

Pacquiao ishte në bisedime që të boksoj me WBC-WBO kampionin botëror në kategorinë super të lehtë, Terence Crawford, por deri te ky meç nuk erdhi sepse ishte rrezik i madh për te, pasi Pacquiao ka më shumë se 8 vite që nuk ka boksuar në atë kategori. Në negociata ishte edhe me Adrien Broner, por ky i fundit i kërkoi 10 milion dollar, gjë që u refuzua nga promoteri i Pacquiaos, Bob Arum. Si do që të jetë marrëveshja me Vargas është interesante dhe do ta bëjë duelin interesant, ku favoritë konsiderohet filipinasi.

Pacquiao deri më tani ka zhvlliuar 66 meçe ku ka bilanc prej 58 fitoresh (38 KO), 6 humbje dhe 2 barazime. Ndërsa Vargas ka bilanc prej 27 fitoresh (10 KO) dhe një humbje në gjithsejt 28 meçe.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.