RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Ward deklason Brandin, në duelin parameç me Kovalev

1 min read

Andre WardOakland, SHBA, 7 gusht 2016 – Andre Ward është i gatshëm për Sergey Kovalev. Ish-super kampioni i botës në kategorinë super të mesme ka fituar duelin kundër Alexander Brand, duke kontrolluar gjithë meçin ku në fund fitorja e tij ishte e padiskutueshme me vendim unanim.

Ward fitoi çdo raund, këtë e vlerësuan edhe të tre gjyqëtarët duke e gjykuar me 120-108. Andre Ward 2Andre Ward 3Me këtë fitore ai fiton brezin WBO-International duke siguruar meçin për titull bote me Sergey Kovalev.

Ward me këtë fitore shënon rekord të ri personal në boksin profesionist, 30-0 (15 KO). Ndërsa për Brand kjo ishte humbja e dytë, krashi 25 fitoreve (19 KO). I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe kundërshtari i radhës i Ward, kampioni në fuqi në tre versionet botërore, WBA, IBF dhe WBO në kategorinë gjysëm të rënd, Sergey Kovalev.

Ward dhe Kovalev do të boksojnë me 19 nëntor në Las Vegas, që do të jetë super meçi i vitit dhe ndoshta më i miri. Njëherit fituesi pritet të shpallet edhe boksieri i vitit në botë.

Artan Vërbica
8 gusht 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.