RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Marco Huck mbron titullin lehtë siç ishte paramenduar

1 min read

Ludwigsburg, Gjermani, 22 Tetor 2011 – Marco Huck ka mbrojtur titullin e kampionit botëror ndaj argjentinasit Rogelio Omar Rosi me TKO 6 në versionin WBO në kategorinë kruzer. Kjo ishte mbrojtja e tetë me radhë për Huck, i cili nuk kishte ndonjë kundërshtar të denjë përball. Huck 34-1-0 (25 KO) ishte dominant duke e hedhur në dysheme dy herë Omar Rosin 17-2-1 (11 KO)  në raund të 5-të, dhe duke e përmbyllur meçin në raund të 6-të, ku Rosi nuk ishte i aftë më për luftë. Dy mbrojtjet e fundit për Huck ishin nën nivel botëror, ndërsa meçi me Lebedev ishte krejtësisht ndryshe ku Huck u mposht, por gjyqëtarët ia falën fitoren. Kjo kategori është interesante për opinionin tonë dhe zgjon vëmendje pasi që boksieri ynë Nuri Seferi rangohet lartë në versionin WBO. Në ranglistën e fundit të publikuar muaj më parë Seferi gjendej i 5-ti, por kjo mund të ndryshoj nga fitorja e tij e fundit në Gostivar, ku Nuri Seferi mbrojti titullin WBO të Evropës. Në parameç të Huck dhe Rosi boksoi bullgari Kubrat Pulev 14-0 (6 KO), cili mposhti amerikanin Travis Walker 38-7-1 (30 KO) me vendim unanim të gjyqëtarëve 119-109, 118-109 dhe 117-110. Meçi ishte i vlefshëm për titullin IBF Intercontinental.

Foto : Reuters

Kosovaboxing.org
23 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.