RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2023

Juniku në festë për Haxhi Krasniqin

1 min read

Junik, 2011 Tetor 2011 – I gjithë Juniku sonte ishte në festë të vërtet ku boksieri ynë Haxhi Krasniqi arriti të fitoj titullin e kampionit evropian. Nga fillimi e deri tek përmbyllja kishte jehonë të vërtet nga qytetarët e vendlindjes së Krasniqit ku në numër të madh kishin dal të përkrahin heroin e tyre të ri. As shiu i madh që rigonte nuk i ndali këta qytetar të shumtë të janë në numër të madh sonte. Haxhiu i bëri që sërish Juniku të nderohet dhe mburret me një boksier pas Luan Krasniqit, dhe kjo u pa sonte se tradita me të vërtet vazhdon. Të pranishëm ishin shumë personalitete të shquara të boksit tonë nga kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi e shumë personalitete tjera.

Kosova Boxing ju sjell atmosferën e sontme nga Juniku :


Nga Juniku, Artan Vërbica
21 Tetor 2011

1 thought on “Juniku në festë për Haxhi Krasniqin

  1. e more hagji po mi zgjon emocionet e dikurshme qe i kisha per luanin bravo bre per fitore hallall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.