Haxhi Krasniqi kampion evropian
1 min readFoto : Eroll Popova
Brandenburg Halle, Frankfurt/Oder, Gjermani, 21 Tetor 2011 – Haxhi Krasniqi ka arritur sonte të kurorëzohet me titullin e kampionit evropian në versionin WBO. Krasniqi para vetës kishte kundërshtarin franqez Abdelkahim Dergal të cilin e demolio në raund të 4-të. Nuk kishte si të fillon më mirë, ku qysh në raund të parë Krasniqi me një goditje të djathtë i preu rrugën franqezit duke i treguar se ka përballë një shqiptar. Sipas anlizës sonë ky ishte momenti i triumfit, edhe pse më pastaj Krasniqi e hedhi në dysheme së pari në raund të tretë, e për ta përfunduar meçin në raundin e 4-të. Ky ishte meçi më i bukur i Krasniqit në karrierë. Ky është vetëm fillimi për 24-vjeçarin nga Juniku, i cili pritet të paraqitet sërish në ring në muajin Dhjetor. Krasniqi tash ka rekord prej 36 fitore (12 KO), 2 humbje. Me fitoren e fundit Krasniqi poashtu do të gjendet në mesin e TOP 15 në ranglistën botërore WBO. Juniku ishte sonte në festë të vërtet, ku mijëra qytetar kishin përcjell meçin nga ekrani i madh pranë kuvendit komunal. I gjithë ky manifestim ishte organizuar nga Kuvendi Komunal i Junikut. I pranishëm në Junik ishte edhe presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, Zr. Ramadan Selimi për të përkrahur boksierin tonë, dhe kryeredaktori ynë Artan Vërbica.
Kosovaboxing.org
21 Tetor 2011
oooooo tlumt oj shqip na e zbardhe ftyren shpresojm qe sa me shpejt te kurorzohesh me tiullin WORLD CHAMPION .
urime urime ishalla nje dit te shofim si nje kampion bote,suksese ne ndeshjet e ardhshme.
Nuk eshte befasi, Haxhiu do tia kaloj edhe Luanit…URIME NGA ZEMRA HAXHI KRASNIQI…..
Urime ! Suksese në të ardhmen.
Shum mir qe ka fitue, por me duhet me than se aj kundershtari shum i dobet, si ja kan dhene shansin ati me rreh me haxhi krasniqin, aj i paska veq 14 fitore dhe 12 humbje.
http://boxrec.com/list_bouts.php?human_id=33395&cat=boxer
urime haxhi vazhdo e mos u ndal deri sa te mposhtesh klitschkon………….urime