RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Disarjot Gashi bokson me 19 Nëntor dhe 3 Dhjetor

2 min read

Pas më shumë se 8 muaj pushimi, Disarjot Gashi do të rikthehet në ring me 19 Nëntor në Sangale të Zvicrës. Boksieri ynë perspektiv do të zhvilloj një meç mjaft të mirëseardhur në vazhdimin e karrierës së tij. Gashi poashtu parashikon të boksoj edhe me datë 3 Dhjetor në Bad Ragaz. Ndonëse nuk i njef ende kundërshtarët, ai ka kohë që është në përgaditje dhe i qetë pret meçet e radhës. Fitoret e tij do ti hapin rrugë drejt sfidave tjera, ku vitin e ardhshëm Federata Profesioniste e Zvicrës do të organizoj një turne me 8 boksier në kategorinë e mesme, ku fituesi i këtij turneu do të sfidoj titullin EBU direkt. Gashi edhe pse gjindet një peshë më ulët, në atë të lehtë të mesme, ka pranuar sfidën për të qenë më i miri në kategorinë e mesme. “Kam pranuar ftesën nga Federata Profesioniste e Zvicrës. Dëshira ime është që të dal më i miri. Kur ndëgjova emrat që përmendëshin e pritja vetëm një ta ndëgjoja, atë të Flavio Turrelit, dhe pranova pa i mësuar të gjithë, për t`ju revanshuar” theksoi Gashi për Kosovaboxing.org.

Gashi kishte pasur dy meçe me Flavio Turrellin, ku në duelin e parë kishte barazuar, ndërsa në të dytin kishte pësuar humbje. Tani Gashi është këmbëngulës për t`ju revanshuar. Deri më tani janë mësuar disa emra që do të marrin pjesë si, Flavio Turelli, Istvan Szili, etj. Sistemi i garave do të zhvillohet me nga 8 raunde, ndërsa meçi final do të jetë 10 raunde.

Gashi deri më tani ka zhvilluar 11 meçe profesioniste, duke shënuar 9 fitore (7 KO), 1 humbje dhe 1 barazim. Viti 2009 ishte mjaft i sukseshëm për të ku shënoi 7 fitore (7 KO), ku Kosova Boxing e zgjedhi debutuesin më të mirë profesionist shqiptar, por në vitin 2010 nuk ishte aq i mirë siç parashihej. Tani këtë vit ka zhvilluar vetëm një meç, një fitore, por Gashi mund të përmbyll vitin në mënyrën më të mirë duke fituar në Sanagal dhe Bad Ragaz dhe për tu pregaditur për titullin e më të mirit vitin që vjen.

Artan Vërbica
21 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.