RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Marco Huck: Besar Nimani i ka të gjitha për t`u bërë boksier i madh

2 min read

Mbrëmja Bielefelder Fight-Night është përmbyllur në mënyrë të sukseshme, ku protgonisti kryesor i kësaj mbrëmje Besar Nimani ka mbrojtur titullin e kampionit Internacional të Gjermanisë. Shfaqje të bukur ka dhënë edhe Armand Cullhaj dhe Nasi Hani ku kanë shënuar fitore të rëndësishme. Meritor ishte edhe promoteri i kësaj mbrëmje, Berat Nimani i cili për herë të parë organizoi një ngjarje të tillë.

Këtë mbrëmje e madhështoi edhe kampioni botëror në versionin WBO në kategorinë “Cruiser”, Marco Huck. Ai ishte prezent për të përkrahur Besar Nimanin në këtë natë. “Jam këtu për të përkrahur shokun tim Besar Nimanin. Ёshtë me të vërtet bukur këtu, dhe gëzohem që kjo ngjarje po ndodh në qytetin Bielefeld. Nimani sonte tregoi boks senzacional. Ai kundërshtarin e analizoj mjaft mirë, dhe në momentin e duhur i dha goditjen e duhur, për të fituar.

Ai është i shpejtë në këmbë, godet shumë fortë dhe është mjaft ambicioz. Nimani i ka të gjitha për t`u bërë boksier i madh. Por, Huck cilëson se ndoshta talentet arrijnë 95% të suksesit, por për të arritur në maje u mungojnë ato 5% për tu bërë më i miri. Mua këtë më ka dhënë traineri im Uli Wegner, këtë e kam deklaruar 1000 herë, dhe po e potencoj prapë. Dua të them Nimanit i duhet një trainer i mirë për suksese” deklaroi Huck për Kosovaboxing.org.

Agjensioni Kosova Boxing ishte prezent në këtë ngjarje në Bielefeld të Gjermanisë. Ndërkohë për këtë adhuruesit e boksit tone, kjo ngjarje mund të shiqojnë në këtë fundjavë në televizionin publik RTK.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
1 Qershor 2012

1 thought on “Marco Huck: Besar Nimani i ka të gjitha për t`u bërë boksier i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.