RTK

RTKLive
20 Maj, 2022

Lajmi i fundit: Edis Tatli triumfon në Rusi

1 min read

Ufa, Rusi, 31 Maj 2012 – Dueli ndërmjet Edis Tatlit dhe uzbekut Sherzodbek Mamajanov sapo është përmbyllur, ku boksieri ynë ka dalur fitues me vendim unanim. Tatli 18-0 (4 KO) ka dominuar plotësisht meçin, ku për tetë raunde të plotë ka triumfuar ndaj Majmanov 9-9-4 (6 KO). Meçi u zhvillua në tetë raunde, ndërsa ishte meçi i parë i Tatlit që zhvilloi jashtë Finlandës. Ditë më parë agjensioni Kosova Boxing kontaktoi menaxherin dhe trainerin e Tatlit, Pekka Maki, i cili ishte mjaft i kënaqur me rrjedhjen dhe progresin e boksierit tonë. Pekka Maki deklaroi: “Jam jashtë zakonisht i kënaqur me paraqitjet e Tatlit.

Ai poashtu vlerësoi agjensionin tonë për marketingun që po bonë agjensioni ynë për Tatli. “E përcjell vazhdimisht agjensionin tuaj. Ju faleminderoj për gjithçka që po bëni për afirmimin e boksierit tim” kishte deklaruar Maki për Kosova Boxing.

Ndërkohë i paralajmërojmë të gjithë adhuruesit e Tatlit se të dielen do të shfaqet meçi i parafundit i Edis Tatlit kundër afrikanit Srafo Tyson në Televizionin publik të Kosovës, RTK. Për më shumë do t`ju lajmërojmë në ditët në vijim.

Artan Vërbica
31 Maj 2012

2 thoughts on “Lajmi i fundit: Edis Tatli triumfon në Rusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.