RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gashi humb betejën pas një pakujdesie

2 min read

Saarland, Gjermani, 26 Maj 2012 – Se boksi kërkon vëmendje të madhe, tregon fakti që nga një goditje mund të pësosh. Kjo i ndodhi boksierit tonë të talentuar Disarjot Gashi 11-2-1 (7 KO)  i cili humbi betejën nga lituanezi Semjon Moroseks 17-19-1 (7 KO) . Ky meç ishte i paraparë të zhvillohej në 6 raunde, por për fat të keq përfundoi në të keq të boksierit tonë. Gashi dominoi pesë raunde bindshëm duke fituar të gjitha raundet, por në fund të raundit të pestë Gashi pas një pakujdesie mori një goditje dhe gjyqëtari përfundoi meçin. “Fitova çdo raund, dhe kisha bindjen që unë do të përfundoj këtë meç para kohe në raundin e pestë apo të gjashtë, por pësova një goditje befasuese dhe gjyqëtari ndërpreu luftën” deklaroi Gashi.

Gashi i cili ishte mjaft i dëshpëruar me këtë humbje, shpreh optimizmin për rikthim sa më të shpejtë drejt rezultateve tjera të mira në të ardhmen. “Jam i dëshpëruar sepse isha bindshëm më i mirë, por gjyqëtari më dëmtoi, sepse unë mora një goditje, por nuk isha në nokaut. Unë rash në gjunjë, por u zgjova shumë shpejtë dhe isha i gatshëm për vazhdimin e meçit, por gjyqëtari punoi në favor të lituanezit. Kështu ndodh kur bokson në vend tjetër, por unë këtë humbje do të marrë si mësim të mirë për të ardhmen” theksoi Gashi për kosova boxing.

Traineri dhe menaxheri i Gashit, legjenda e boksit Muharrem Gjoci ishte poashtu i mërzitur me humbjen e boksierit të tij. “Ishte më i mirë në çdo raund, por kështu ndodhi. Kjo ndodh, i ka ndodh edhe boksierëve më të mirë të gjitha kohërave si Muhammed Ali, Mike Tyson, etj. Por kjo ndodh” theksoi Gjocaj për Kosova Boxing.

Shpresojmë që Gashi të kthehet sa më shpejt fitoreve. Ky ishte vetëm një moment i ligë që mund ti ndodh çdo boksierit.

Artan Vërbica
28 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.