RTK

RTKLive
16 Tetor, 2025

Besar Nimani mbron titullin Internacional të Gjermanisë

3 min read

Sportpalast Bielefeld, Gjermani, 26 Maj 2012 – Në prani të 500 shikuesve në Sportpalast në Bielefeld të Gjermanisë, u mbajt mbrëmja e boksit Bielefelder Fight- Night. Gjithçka ishte organizuar mirë nga promoteri i kësaj mbrëmje Berat Nimani, ku kishte organizuar gjashtë meçe profesioniste dhe meriton lavdata për këtë organizim. Përveç boksit të mirëfilltë, nuk munguan edhe figura tjera të popullarizuara, ku i pranishëm ishte edhe kampioni i botës në katagorinë “Cruiser” në versionin WBO, Marco Huck, dhe aktorja e njohur gjermane Josefine Preuß . Në vëmendje ishin duelet e boksierëve tanë, Besar Nimani, Armand Cullhaj dhe Nasi Hani. Të gjithë shënuan fitore spektakulare. Agjensioni Kosova Boxing ishte i pranishëm në këtë ngjarje dhe faleminderojmë familjen Nimani për mikpritje dhe respekt.

Besar Nimani mbron titullin Internacional të Gjermanisë me KO 3
Protagonisti kryesor i kësaj mbrëmje ishte Besar Nimani i cili edhe një here dëshmoi se është njëri ndër boksierët më perspektiv shqiptar. Nimani 12-0 (10 KO) përball kishte boksierin me shumë eksperiencë, kroatin Almin Kovacevic 10-12-2 (4 KO). Dueli ishte i vlefshëm për titullin Internacional të Gjermanisë. Kjo ishte mbrojtja e parë pas fitimit të titullit vitin e kaluar. Përballja filloi furishëm ku kroati Kovacevic me teknikën e tij dhe shpejtësinë tregonte se Nimani ka të bejë me një kundërshtar të denjë. Në këtë raund u shkëmbyen disa godtije nga të dy boksierët, ndonëse Nimani nuk ngutej dhe sikur bleu mangësit e tij. Raundi i dytë ishte skenarë i ngjajshëm. Në këtë raund Nimani mbante mesin e ringut, ndërsa Kovacevic sillej duke u bërë interesante kjo luftë, por fundi i këtij raundi ishte dramatik, ku pas një pakujdesie nga Kovacevic i cili në një rast lëshoi duart, këtë më së miri e shfrytëzoi Nimani i cili me një godtije të fortë e detyroi gjyqëtarin ti numëroj. Ishte fundi i raundit dhe gongu e shpëtoi. Në raundin e tretë Nimani filloi sërish furishëm dhe me një goditje të fortë me të djathtën e tij gjeti cakun në kokë, dhe plandosi Kovacevicin duke shënuar fitore të merituar me KO 3.

Cullhaj rikthehet me fitore me KO 2 ndaj Markovic
Tiranasi Armand Cullaj 12-3-3 (6 KO) poashtu pat një kundërshtar me eksperiencë. Bëhej fjalë për boksierin Marijan Markovic  4-13-0 (3 KO). Ky duel filloi që nga starti me goditje të forta nga dy kundërshtarët. Nga ajo që u pa në raund të parë, të gjithë e kishin bindjen se ky meç nuk do të shkon deri në fund, dhe kështu ndodhi ku Cullhaj në raundin e dytë gjeti cakun e duhur, ku me një goditje të fortë në pleksus shtriu kundërshtarin. Ishte goditje e saktë dhe precize në momentin e duhur, për të triumfuar bindshëm. Kjo fitore për Cullhaj ishte mjaft domethanëse pasi muaj më parë pësoi humbje të papritur nga boksieri gjerman Karim Allous. Kjo fitore do të kthej vetëbesimin Cullhaj dhe do të kthehet aty ku ishte më parë, deri sa tregon qartë se humbja ka qenë vetëm moment i ligë dhe humbje e pamerituar.

Nasi Hani rikthehet me fitore ndaj gjermanit Ameri, pas dy viteve pauzë
Shqiptari tjetër që boksoi në këtë mbrëmje ishte boksieri nga Struga e Maqedonisë, Nasi Hani, i cili tregoi një shfaqje të mirë. Hani 6-0 (3 KO) përball kishte boksierin gjerman, Dominick Ameri 5-10-0 (2 KO) të cilin e mposhti me nokaut teknik në raund të parë. Hani që nga fillimi filloi furishëm duke goditur disa herë fortë kundërshtarin Ameri, deri sa u gjetë për herë të parë në dysheme. Sërish Hani vazhdoi furishëm duke rrëzuar për herë të dytë duke realizuar fitore me ndërperje në raund të dytë. Ky është rikthim të sukseshëm u struganit. Ai deri më tani ka pasur vështirësi në karrierën e profesionistit ku për dy vite ka qëndruar larg ringut. Tani kjo fitore do ti hap rrugë të mirë për vazhdimin e karrierës së tij. Hani është larguar nga ranglistat e boxrec.com, por me këtë fitore do të zë një vend të merituar. 

Artan Vërbica
27 Maj 2012

1 thought on “Besar Nimani mbron titullin Internacional të Gjermanisë

  1. Urime Besar Nimanit per fitoren e fundit suksese ne meqet e rradhes KosovaBoxing pajtona me juve qe osht bokseri me prespektiv shqiptar bashk me Arnold Gjergjaj, flm Artan ju pershendes.:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.