Hadergjonaj shënon fitoren e tretë në boksin profesionist
1 min readStadhalle Rheinland-Pfalz, Gjermani, 26 Maj 2012 – Uran Hadergjonaj ka realizuar fitoren e tretë në boksin profesionist. Ai mbrëmë përball patë për kundërshtar boksierin boshnjak, Tahir Celic të cilin e mposhti me nokaut teknik në raund të dytë. Kjo është fitorja e tretë për Hadergjonaj në boksin profesionist në poaq duele. Hadergjonaj bokson në kategorinë gjysmë të mesme.
Në këtë mbrëmje u paraqiten edhe dy shqiptar tjerë, Arton Dajakaj dhe Nysret Popaj. Dajakaj realizoi fitore debutuese në boksin profesionist ndaj boksierit gjerman Anatolji Baron me vendim të gjyqëtarëve. Dajakaj poashtu bokson në kategorinë gjysmë të mesme.
Boksieri tjetër shqiptar që boksoi në këtë mbrëmje ishte Nysret Popaj. Ai realizoi fitore me knokaut në raund të parë ndaj bjellorusit Andrei Shillovich në raund të parë. Popaj kishte filluar boksin profesionist në vitin 2010 dhe kishte pësuar humbje ndaj Damian Noris, dhe kjo ishte vetëm përballja e dytë dhe një rikthim i sukseshëm. Popaj bokson në kategorinë kruzer.
Artan Vërbica
27 Maj 2012
Ju uroj te gjithve sportistave Shqiptar shum urime dhe suksese !
Viel Erfolg für die Zukunft und alles gute an alle ALBANISCHEN Profisportler !