RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Kolaj triumfon ndaj Cichello me TKO 11, duke fituar titullin EU të Bashkimit Evropian

2 min read

Guidona, 1 Qershor 2012 – Para 3000 shikuesve në qytetin Guidona në shtetin e Lazios, Orial Kolaj ka triumfuar mbrëmë ndaj italianit Dario Cichello me nakaut teknik në raund të 11-të. Boksieri nga Lezha ka dominuar tërë duelin duke fituar titullin EU të Bashkimit Evropian. Ky titull është i dyti për boksierin tonë, pasi që në fillim të këtij viti ai triumfoj edhe për titullin e Italisë në kategorinë gjysmë të rënd. Kolaj gjatë gjithë ndeshjes kishte epërsi, ndërsa deri në raundin e dhjetë kishte 3 pikë epërsi nga gjyqëtarët, por ai edhe më bukur e përfundoj në raundin e 11-të, duke gëzuar të gjithë të pranishmit, e veçanarisht shqiptarët që ishin në numër të madh për t`a përkrahur.

Lajmin për Kosova Boxing e bëri të ditur miku u Kolaj, Shabi Nani. “Ishte një meç i bukur, ku Kolaj dominoi, ndërsa edhe më bukur e përmbylli me KO në raund të 11-të” theksoi Nani. Kjo fitore e Kolaj do të fut në mesin e 10 boksierëve më të mirë evropian në versionin EBU, dhe mund që shumë shpejt Kolaj të boksoj për titullin evropian në versionin EBU.

Kolaj 9-5-0 (6 KO) edhe para dy viteve ka boksuar me Cichellon 20-10-2 (5 KO) të cilin e kishte fituar me diskualifikim në raund të 6-të, dhe ja sërish Kolaj u tregua më i mirë edhe kësaj radhe.

Foto : Di Renata Dimagnoli

Artan Vërbica
2 Qershor 2012

1 thought on “Kolaj triumfon ndaj Cichello me TKO 11, duke fituar titullin EU të Bashkimit Evropian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.