RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Maliqi fiton me ndërprerje në raund të pestë

2 min read

Maliqi 1Mynih, Gjermani, 30 tetor 2015 – Boksieri i talentuar Adrian Maliqi Raatz ka shënuar fitoren e 8-të në karrierën e profesionistit. Maliqi që stërvitet nga trajneri shqiptar Agron Kurtishi, shënoi fitore ndaj hungarezit Gyorgy Varga me ndërprerje në raund të pestë.

Duelin nuk e filloi shumë mirë ku në dy raundet e para Varga pati epërsi duke dominuar meçin, por në vazhdim me konsulltimet dhe ndërrimit të strategjisë nga trajneri Kurtishi, Maliqi mori Jamesi 1Xenia 1123kontrollin e meçit të tij duke fituar raundet tre dhe katër. Në raundin e pestë Maliqi sërish vazhdoi me tempin e lartë të meçit dhe thuajse arriti të gjejë formulën për ta mposhtur hungarezin, deri sa godiste pa ndërprerë Vargan, nga këndi i hungarezit u hodh riza duke dorëzuar meçin.

Tani Maliqi ka bilanc të ri në boksin profesionist, 8 fitore (7 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Vargan kjo ishte humbja e katërt, karshi 6 fitoreve në karrierë.

Në mbrëmjen e katërt “Ring of Fire” të organizuar nga trajneri dhe promoteri Kurtishi boksuan edhe disa boksier të dalluar të ekipit të tij, si James Chereji, Xenia Jorneac, etj. Chereji 10-0 (6 KO) fitoi me vendim unanim pas tetë raundeve ndaj hungarezit Oskar Fiko 14-13-0 (10 KO). Poashtu Xenia Jorneac 4-1 (1 KO) mposhti spanjollen Maribel De Souza 1-5, me vendim të gjyqëtarëve pas katër raundeve.

Në ngjarjen e “Ring of Fire” u paraqitë edhe Ruslan Yusupov. Yusupov 2-0 (1 KO) i cili menaxhohet nga Franc Ndue dhe Astrit Ademaj, mposhti boksierin hungarez Sandor Feka 5-3-0 (1 KO) me nakaut teknik në raund të dytë.

www.KosovaBoxing.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.