RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Arben Sylejmani kampion botëror në versionin WKU

3 min read

Disa e kishin besuar se Arben Sylejmani është pjekur për të fituar titullin e botës, e disa ishin skeptikë, se a me të vërtet do t`ia arrijë qëllimit të tij të fitoj titullin e botës dhe atë kundër një kikboksieri të madh siç ishte Jaouad El Byari.

IMG_4966Arben Sylejmani këtë të shtunë në Cyrih të Zvicrës përball e kishte marokenin Jaouad El Byari, një kikboksier me shumë përvojë me gjithsejt 115 meçe në karrierë me bilanc prej 92 fitoresh (36 KO), 12 humbje dhe pesë barazime. El Byari ish-kampion evropian dhe botëror ishte favoritë apsolut ndaj Sylejmanit dhe kishin të drejtë disa që nuk e besonin fitoren e kikboksierit tonë, sepse El Byari vinte me bagazhë të madh. Edhe Sylejmani para këtij meçi kishte 40 meçe gjithsejt me bilanc prej 34 fitoresh (14 KO) dhe gjashtë humbje. Pra dueli pritej me padurim dhe të gjithë ishin nën ethe.

Lufta e tyre filloi dhe që nga fillimi Sylejmani nuk tregoi as pak respekt për te, duke ditur se çka duhet të bëjë. Senzacionin arriti ta bëjë qysh në raundin e parë kur pas disa goditjeve të një pas njëshme dhe një largimi nga kundërshtari arriti ta befasoj me direkt të djathtë marokenin El Byari, duke e hedhur në nokdovn. Këtu u pa një shpresë tek Sylejmani i cili krijoi epersinë e parë. Por, ai nuk u ndal dhe në raundin e dytë ishte edhe më i rreptë ku për herë të dytë El Byarin e hedhi në dysheme me një “High-Kick” duke e detyruar sërish gjyqëtarin ti numëroj. Sylejmani nuk u ndal dhe pas goditjeve të një pas njëshme gjeti cakun e tretë ku kësaj radhe me gjynin e djathtë arriti ta godas në gjoks duke e lenë marokenin të shtrirë përfundimisht në dysheme, pas asnjë gjasë që më të zgjohet.

Ky triumf gëzoi të gjithë të pranishmit duke mos besuar akoma se Sylejmani plandosi një kampion të madhë siç ishte El Byari. Por, puna e vazhdueshme e babait të tij Ademit, i cili njëherit është trajneri i tij dhe diciplina e Arbenit me vite të tëra sollën këtë suksesë të madh.

Në parameç boksoi edhe një shqiptar i ri nga Struga, 16 vjeçari Artan Aliu. Aliu përball pati zvicëranin Patric Graf të cilin e fitoi me KO në raund të parë. Ky ishte meçi i katërt në kikboksin profesional, ndërsa që në amater Aliu ka zhvilluar 31 meçe. Aliu është një e ardhme e ndritur ku tash e katër vite nga mosha 12-vjeçare ka fituar katër herë titullin e kampionit të Maqedonisë për junior në kategorinë 61 dhe 65 kg.

Në ngjarjen e Cyrihut patëm edhe një shqiptarë tjetër por në cilësinë e trajnerit, bëhet fjalë për Mehdi Pestishta, i cili është duke berë punë të madhe në “Team Mehdi Ansbach” në Gjermani. Pestishta pati kikboksierin Artur Scherer i cili është 22-vjeçar.  Scherer fitoi titullin e kampionit evropian në versionin WKU. Scherer deri më tani ka fituar 7 herë titullin e Gjermanisë në konkurrenca të ndryshme. Ai është dy herë kampion botëror në amatorizëm, një herë kampion interkontinental evropian në versionin WMAO, dhe kampion i Gjermanisë në profi në versionin WFCA.

KosovaBoxing.org
2 nëntor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.